Një i dënuar është vetëvarur paraditen e sotme në Korçë. Ai vuante dënimin në burgun e Drenovës. Ndërkohë që është gjetur i vetëvarur në banesën e tij në fshatin Vashtmi.
Cenolli ishte i dënuar me gjashtë vjet burg për armëmbajtje dhe transportimin e armëve dhe municioneve luftarake nga të cilat i kishin mbetur edhe dy vite dënim.
Sergei Cenolli kishte dalë me leje disa ditë më parë dhe do duhet të rikthehej sot në vendin e vuajtjes së dënimit.
Në seancën e datës 30 mars të vitit 2014 Cenolli kishte tentuar t’i bënte dëm vetes. Cenolli ka protestuar në sallën e gjyqit, pas masës së arrestit me burg, duke i rënë murit me kokë dhe duke pësuar gjendje të fikëti. (E.K/SHUPLAKA)