E Ngarkuara me Punë Ambasadës amerikane Leyla Moses-Ones ka reaguar për teknologjinë 5G që do të mbërrijë së shpejti në vendin tonë. Moss në një postim në rrjetet sociale, shkruan se gazetaria shkel e shko dhe çorientuese.
Sipas Moss, gazetaria synon të shtrembërojë politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrjetin 5G.
Gjithashtu, e ftuar në Konferencën “Politika e Sh.B.A. në Ballkanin Perëndimor” javën e kaluar, ka folur për Shqipërinë, duke thënë se “Tashmë po bën gjënë e duhur duke ushtruar vigjilencë në mbrojtje të rrjeteve të saj. Edhe një herë, disa gjëra në Shqipëri thjesht nuk janë për shitje”.
| Faktet kanë rëndësi. “Gazetaria” shkel e shko dhe çorientuese, që synon të shtrembërojë politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrjetin 5G, nuk e ndryshon të vërtetën. Faktet janë këto: Shtetet e Bashkuara e mbështesin qasjen e matur dhe të përgjegjshme të Shqipërisë për rrjetin 5G. E Ngarkuara me Punë, a.i. Leyla Moses-Ones e tha këtë javën e kaluar në Konferencën “Politika e Sh.B.A. në Ballkanin Perëndimor”: “Shqipëria tashmë po bën gjënë e duhur duke ushtruar vigjilencë në mbrojtje të rrjeteve të saj. Edhe një herë, disa gjëra në Shqipëri thjesht nuk janë për shitje”. Lexoni fjalën e saj të plotë këtu: https://bit.ly/2NPPë58 #GazetariCilesore