05:52 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Disa këshilla, se si duhet të kujdeseni për bebet gjatë verës

22:41 | 01/06/2018
në Aktualitet, Flash, Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Disa këshilla, se si duhet të kujdeseni për bebet gjatë verës

Ka vetëm një gjë me të cilën nuk mund të bëni kompromis, me atë çfarë është  pa diskutim më e mira për fëmijën tuaj.

Ju do zgjidhni mjekun më të mirë për të ndjekur shtatzëninë tuaj, do ndiqni rigorozisht këshillat e specialistit, do ushqeheni sipas dietës ideale e që u shërben ju dhe bebit tuaj, do zgjidhni ku do bëni lindjen dhe pasi të keni në krahë krijesën tuaj të shtrenjtë, do këshilloheni në vazhdim me më të mirët.

Stina e verës shtron pyetjet më të shpeshta e ngre dilemat për prindërit e rinj dhe jo vetëm, për kujdesin ndaj foshnjave dhe fëmijëve. Nga dr. Niketa Kolici, mjekja specialiste neonate vijnë disa këshilla të vlefshme dhe që shuajnë kuriozitetit dhe të panjohurat sidomos për sjelljen e prindërve të rinj.

Sipas dr. Niketa Kolici, mjeke pediatër neonatologe , ekspozimi në diell, si faktor i rëndësishëm në rritjen e shëndetshme të bebit tuaj, kërkon një vëmendje të veçantë. Ka gjithmonë një diskutim të gjerë se kur duhet të përdorni krem mbrojtës kundra diellit. Kremi këshillohet të përdoret duke filluar nga muaji i 6 i jetës. Duhet të aplikohet gjysmë ore para se bebi të ekspozohet në diell. Ndiqni rregullin e artë: “ Sa më i vogël fëmija dhe e gjatë koha e ekspozimit, aq më i lartë duhet të jetë faktori SPF mbrojtës” .Sipas mjekes, këshillohet evitimi i produkteve mbrojtëse në kombinim me ato kundër insekteve.

Rrezet e diellit janë shumë të dobishme pasi nxisin prodhimin e vitaminës D, por ekspozimi duhet të bëhet në mënyrë graduale. Prindërit duhet të shmangin oraret e pikut të vapës 10.00 deri në 16.00 të pasdites; pasi intensiteti i diellit dhe rrezatimi është i dëmshëm, Kështu evitohet dehidrimi, skuqjet apo djegiet e lëkurës dhe në vazhdim ulni rrezikun e shfaqjes së formave të kancerit të lëkurës.

Praktika të tjera që i vijnë në ndihmë fëmijës tuaj janë veshja me rroba të lehta (lino ose pambuk)dhe e rëndësishme të jenë ngjyra të çelëta, të cilat nuk i thithin rrezet e diellit.

Freskojini shpesh kokën ose të gjithë trupin me ujë në një temperaturë normale Hidratimi është rregulli i artë që duhet ndjekur me përpikëri për të zëvendësuar lëngjet e humbura nëpërmjet djersitjes.

Në rast të temperaturave të larta, për nënat që ushqejnë bebet me gji këshillohet një rritje e intensitetit të gjidhënies sa herë që fëmija e kërkon apo për rastet e ushqyerjes me qumësht formule të kontrollohet dhe ruhet në kushte të përshtatshme.

Në moshat mbi një vjeç, të dobishme mund të jenë edhe pijet të cilat përmbajnë kripëra minerale.
Ajrosja e ambientit në mënyrë konstante dhe përdorimi i kondicionerit në temperatura normale 23-24 gradë ndihmon në mirëqenien tuaj dhe të bebit tuaj.

Këto këshilla me siguri do ta bëjnë ta shijoni më shumë stinën e verës.

Etiketa: Bebetdisaduhetgjatekeshillakujdeseniverës
Pas

Kate apo Meghan, mbretëresha Elizabeth zbulon nëpërmjet kësaj fotografie se kush është ”nusja” e preferuar

Para

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2018

Para
Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2018

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2018

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vendimi i qeverisë/ Shqipëria dhe Serbia marrëveshje në parim për njohjen e sigurimeve shoqërore dhe përfitim të pensioneve

Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit, policia heton rrethanat

Riaktivizohet vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbeturinave në Vlorë, në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe mjete të rënda

Lista Serbe në ‘numërim mbrapsht’ drejt zgjedhjeve lokale në veri

Akuzat e rreme për vrasje në Serbi, Kosova në këmbë për lirimin e ish-efektivit Spahiu

SHBA/ Marinsat zbresin në rrugët e Los Angeles, urdhër për ndalim të protestuesve

Siguria në pikëpyetje, SHBA po përgatit planin për evakuimin e ambasadën e saj në Irak

“Nënat britanike duhet të pranojnë se bijtë e tyre do të vdesin për Finlandën”, Kuleba: Ndryshe nuk ka NATO!

“Rusia do ta testojë NATO-n”, Shefi i inteligjencës gjermane: Do dërgojë “të vegjlit e gjelbër” në Estoni

Kina humb “Dragoin e Egër”, avioni luftarak modern bie në xhunglën e Myanmarit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.