22:23 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sociale

Disa medrese shqiptare të dyshuara për lidhje me Fetullah Gulen

20:20 | 15/05/2017
në Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Disa medrese shqiptare të dyshuara për lidhje me Fetullah Gulen

Pavarsisht se nuk është një emer i njohur në Shqipëri, Fondacioni SEMA ka në drejtim disa institucione edukimi në vendin tonë. Pas puçit të dështuar në Turqi, ky fondacion është vënë në sekuestro atje, gje që mund të ndikojë dhe tek shkollat e drejtuar prej tij në Shqipëri.

Fondacioni SEMA për shumëkënd mund të mos jetë një emer i njohur në Shqipëri, edhe pse ai aktualisht kontrollon disa instuticione edukimi në vend. Por ky fondacion nuk është një emër i panjohur për autoritetet turke.
 
Ankaraja zyrtare ka vendosur drejtuesit e fondacionit në listën e zezë, të akuzuar për lidhjet të tyre në rrjetin e drejtuar nga imami Fetullah Gulen, armik i përbetuar i presidentit Rexhep Taip Erdogan, i akuzuar nga ky i fundit për grushtin e dështuar të shtetit korrikun e kaluar.
Fondacioni Sema duket që nuk i ka sipërfaqësore lidhjet edhe në Shqipëri. ABC News ka siguruar kontraten që ky fondacion arsimor, i cili aktualisht ka nën kontroll disa shkolla në vendin tonë, nuk ka as më pak e as më shumë, por me  komunitetin mysliman në Shqiperi. Kontrata e siguruar ka një afat prej tre dekadash dhe është lidhur me Medresenë e Tiranës. Por, ky fondacion ka kontrata jo vetëm me këtë medrese, por edhe me simotra të saj në Elbasan, Korçë, Kavajë e Berat, si dhe me një universitet privat në Tiranë, siç provohet dhe nga faqja e saj online në internet.
 
SEMA ka arritur te lidhë disa marrëveshje të ndryshme me komunitetin mysliman në Shqipëri. Pavarësisht faktin që struktura drejtuese e SEMA-s mbetet e paqartë, ajo çfarë dihet është që ky fondacion drejtohet nga Mustafa Ozçan. Organizata ka për detyrim të hartojë programin shkollor, si dhe të sigurojë investimet e nevojshme dhe të kryejë pagesat e punonjësve.
 
SEMA dhe drejtuesit e saj turq kanë vizituar Shqipërinë shpesh, dhe disa herë kjo u publikua edhe nga faqja zyrtare e Komunitetit Musliman Shqiptar. Në këtë foto shihet Ozçan bashkë me kryetarin aktual të KMSh-së Skënder Brucaj. Fotoja daton në mars të vitit 2014.
Disa muaj më vonë, Ozçan u akuzua nga kryeprokurori i Turqisë për lidhjet e tij të forta me rrjetin Gulenist. Për këtë arsye, që prej asaj kohe dhe deri tani ai është në kërkim nga autoritetet turke. Kjo u konfirmua dhe këtë vit nga komisioni i ngritur nga kuvendi turk, i cili investigoi puçin e dështuar. Në komision morën pjesë parti të ndryshme politike dhe përfaqësues të forcave të sigurisë. Në raportin e hartuar, Mustafa Ozçan u identifikua si personi i dytë më i rëndsishëm në grupin e Gulenit, dhe si këshilltari më i afërt I tij.
Por sipas kontratës të siguruar nga ABC News, SEMA është organizata e drejtuar nga Ozçan me seli në Stamboll. Për këtë arsye, kjo lidhje mund të shkaktojë pasoja në degët e shkollave në Shqipëri. Tashmë qeveria turke ka emëruar një administrator të ri për Fondacionin Sema.
Duke qenë se kontrata ka qenë e lidhur zyrtarisht mes fondacionit SEMA me seli në Stamboll dhe komunitetit Musliman Shqiptar, administratori ri i këtij fondacioni i zgjedhur nga qeveria turke e shikon veten si përfaques të kësaj organizate dhe si i vetmi administrator legjitim për Medresenë në Tiranë.
Nga ana tjetër, në kontratë SEMA është përgjegjës për detyrimet financare të Medresesë. Për shkak të sekuestrimit, SEMA e Turqisë nuk i ka përmbushur këto detyrime dhe nuk është e qartë sesi po kompensohet mungesa e financimit nga Turqia. Këto pagesa janë të nevojshme për pagesën e stafit në shkollë, si dhe për garatimin e investimeve të nevojshme financiare për të mbajtur medresenë e parashikuar në kontrate.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar, theksoi në një interviste për Anadolu Agency se organizata terroriste FETO është eksperte në komplot, mashtrim, shfrytëzimin e mirëbesimit dhe fshehjen e qëllimit. Ai theksoi: “Do të jemi në ndjekje deri në pastrimin e anëtarit të fundit të FETO-s nga Shqipëria.”

/abcnews/

Etiketa: gulenmedrese
Pas

Paketa McAllister rikthehet në tavolinë, Yee i lë Bashës 24 orë afat për t’u përgjigjur

Para

Debati Rama-Ademi, Basha: Me çdo Vilmanush e çdo Linditë që bën lekë me të e ka në rregull, zonjat që e kundërshtojnë i sulmon si frikacak

Para
Basha: Voltana Ademi është zonjë grua

Debati Rama-Ademi, Basha: Me çdo Vilmanush e çdo Linditë që bën lekë me të e ka në rregull, zonjat që e kundërshtojnë i sulmon si frikacak

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.