Shkencëtarët pohojnë se disa njerëz janë më të zgjuar se të tjerët si rezultat i faktorëve jo vetëm gjenetikë por edhe të mjedisit ku ata rriten. Gjithashtu pohohet se ka shumë mënyra për t’u dukur i zgjuar edhe nëse nuk je i tillë. Më poshtë ju tregojmë disa prej mënyrave:
Ecni në të njëjtën shpejtësi si gjithë të tjerët
Një studim i udhëhequr nga profesori i marketingut në Universitetin Boston, Carey Morewedge ka thënë se nëqoftëse ju ecni shpejt ose më ngadalë se njerëzit rreth jush, ata mund të mendojnë se ju jeni budallallenj. Për këtë studim, 49 paradiplomatë kanë shikuar filmat e tri njerëzve të ndryshëm duke ecur ngadalshëm ose më shpejt se sa mesatarja e të dyjave. Rezultatet kanë treguar se njerëzit janë perceptuar si të zgjuar dhe më kompetentë, kur ata ecin me të njejtën shpejtësi si të gjithë të tjerët. Ja çfarë duhet të bëni nësë doni të dukeni inteligjentë.
Vendosni syze të trasha
Hulumtime sugjerojnë se në qoftë se ju keni vendosur syze, do dukeni shumë inteligjente.
Në një studim të vogël, hulumtuesit në Universitetin e Vjenës studiuan 76 pjesëmarrës, të cilët panë 78 imazhet e fytyrave, disa pa syze e disa me to, duke përfshirë llojet e ndryshme të modelit, intelegjencën dhe atraktivitetitin. Sipas rezultateteve të hulumtuesve, njerëzit që kanë bartur syze, janë cilësuar si më intelegjentë se njerëzit pa syze.
Ndiqni trendet, dukeni më të zgjuar
Njerëzit, të cilët mbajnë një pije alkoolike perceptohen të jenë më pak inteligjentë sesa ata që nuk e bëjnë.
Prandaj nuk është çudi aspak edhe me mbajtjen e një birre. Juve mund t’ ju bëjë që të dukeni më pak inteligjent, sipas një studimi të përbashkët nga Universiteti i Miçiganit dhe Pensilvani.
Shkruani thjesht dhe bukur
Dukuria e fjalëve të bukura ka qenë prej kohësh taktikë për të treguar sesa të zgjuar jeni. Por llafazanëria mund të dështojë.
Flisni shprehimisht
Shikoni njerëzit në sy. Një nga studimet e vitit 2007 kryer nga profesoresha Nora Murphy, ka rezultuar se duke kërkuar partnerin tuaj në bisedë në sy mund të jetë zgjuarsia më e madhe sesa ju e perceptoni.
Duke shikuar njëri-tjetrin gjatë një bisede apo kur flisni, duket se është çelësi i një sjelljeje të mirë. Kjo praktikë është e lidhur në mënyrë të konsiderueshme me nivelin e zgjuarsisë, është manipuluar me sukses në menaxhim dhe ka kontribuar lart në paraqitjen apo zbulimin e gjërave të fshehta.
Veproni të sigurtë
Keni kujdes nga veshja, duhet të dukeni të përshtatshëm dhe vishuni mençur.
Buzëqeshni
Dëshironi që njerëzit të mendojnë se ju jeni i mençur? Atëherë ndaloni së qenit të ngrysur gjatë gjithë kohës.
Të mbani bizhuteri në fytyrën tuaj duke bërë piercing, do tregojë sesa të guximshëm jeni por asnjëherë nuk do lë përshtypje të mirë për të menduar të tjerët se ju jeni të zgjuar.
Jeni shakaxhi
Të keni një sens të fortë të humorit, është një shenjë që ju jeni të mençur.
Të jeni një udhëheqës
Një studim i vitit 2002, ka rezultuar se njerëzit që perceptojnë se janë udhëheqës të mirë kishin më shumë gjasa që tek shefi i tyre të duken më të zgjuar por faktikisht nuk është kjo e gjitha.
Bëhuni modestë
Pranojeni atë që ju nuk e dini. Sipas studimit të vitit 1999, është sugjeruar që personat që pranojnë atë që nuk e dinë janë më të prirë të duken më intelegjentë, shkruan ”Independent”.