Nga marrëveshja mes Ramës dhe Bashës mbeten ende disa pikëpyetje, njëra prej të cilave është edhe hyrja apo jo në koalicione e partive. Një nga mundësitë është dhe përfshirja e aleatëve të vegjël të PD-së në listat e kësaj partie në zgjedhjet e 25 Qershorit.
Nga ana tjetër duke qenë se llogaritë e listave janë bërë pa PD-në disa emra si Gramoz Ruçi por edhe vetë kryeministri Rama rrezikojnë të mbesin jashtë Parlamentit.
Data e zgjedhjeve të reja pritet të dekretohet nga Parlamenti në javën e ardhshme, dhe regjistrimi i partive duhet të bëhet brenda 25 majit. Një tjetër qëndrim në pikëpyetje është dhe ai që do të mbajë LSI-ja nëse do të rihapen afatet për koalcionet.
Duhet thënë se Gramoz Ruçi është renditur i 9-ti në listën e Fierit, ndërsa kryeministri Rama i 6-ti në listën për Vlorën. Nga ana tjetër në zonën e rezikut gjenden dhe një pjesë e kandidatëve për Tiranën duke nisur nga LSI-sti i dikurshëm Spartak Braho.
MARRËVESHJA PËR ZGJEDHJET:
Presidenti i Republikës dekreton datën e re të zgjedhjeve më 25 qershor 2017.
Regjistrimi i menjëhershem i partive politike të opozitës. Regjistrimi i listave shumemërore të partive politike të opozitës brenda datës 26 Maj 2017.
Listat e zgjedhësve
Përfshirja në listat e zgjedhësve e zgjedhësve të rinj që votojnë në datën e re të zgjedhjeve.
Dhënia e aksesit opozitës në informacionin e mbledhur nga projekti i Adresave dhe çështjet të tjera të lidhura me zgjedhësit, nëpërmjet auditeve të KQZ-së.
Mbështetje KQZ-së për përgatitjen e materialeve zgjedhore.
Plotësimi i komisioneve zgjedhore dhe grupeve të numërimit.
Zgjedhjet e pjesëshme për bashkinë e Kavajës, do të zhvillohen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e përgjithëshme.
Pezullimi i çdo iniciative për kontrata të përkohëshme në nivel qëndror dhe vendor.
Mbështetje ndërkombëtare për forcimin e monitorimit te listës së zgjedhësve.
Mbështetje ndërkombëtare për KQZ- për ngritjen e linjave telefonike të ndihmës për vezhgimin dhe shqyrtimin e ankesave mbi ligjin e shërbimit civil dhe blerjen e votës. (E.K/SHUPLAKA)