Laert Kurti, 32 vjeçari që ndërroi jetë gjatë mbrëmjes së djeshme në spitalin e Traumës pasi ishte ndjerë keq gjatë shoqërimit në komisariatit nnumër 3, raportohet se ishte person me precedentë penalë.
Sipas gazetarit të Fax News, Elis Myrtaj, i riu, njihej në zonë si përdorues dhe shpërndarës i lëndëve narkotike, ndërkohë që 10 vite më parë kishte plagosur me armë zjarri një person në “Rrugën e Kavajës”. Për ngjarjen e ndodhur, Kurti ka kryer disa vite burg.
Sa i përket vdekjes së tij, dyshohet se 32 vjeçari ka ndërruar jetë në komisariat dhe më pas është dërguar në spitalin e Traumës, por kjo mbetet ende për t’u provuar nga ekspertiza mjeko-ligjore.
I pari që ka reaguar mbi këtë ngjarje ka qenë ish kryeministri, Sali Berisha i cili nëpërmjet postimit të tij në facebook, hodhi dyshimet se 32 vjeçari ishte dhunuar ashpër nga efektivët.
(B.V/Faxweb.al)