Arsenal ëxhtë një nga ekipet që luan më mirë topin në futbollin anglez për sa i përket qarkullimit dhe rasteve të krijuara, por topçinjtë nuk janë efiçentë për sa i përket shënimit të golave.
Skuadra e Wenger sot edhe pse një ndeshje e lehtë në letër, nuk ka arritur të dalë me pika nga fusha e Bournemouth edhe pse kanë kaluar të parët në avantazh.
Mbrojtësi Hector Bellerin kaloi në avantazh Arsenalin në minutë e por vetëm në 4 minuta lojë ekipi vendas përmbysi gjithçka duke shënuar dy herë, përkatësisht në minutën e 71’ me anë të Callum Ëilson dhe në minutën e 74’ me anë të Jordon Ibe.
Pas kësaj humbje, Arsenali ndodhet në vendin e gjashtë me 39 pikë të grumbulluara, ndërsa Bournemouth në atë të 13 me 24 pikë. Kjo humbje e Arsenalit vjen pas dy barazimeve radhazi.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post