Teksa më 14 maj, koalicioni “Bashkë Fitojmë” mori vetëm 7 bashki, ish kryeministri Sali Berisha duket se ka zbuluar edhe fajtorët për këtë disfatë të thellë.
Sipas Berishës , Kryeministri Edi Rama, Tom Doshi dhe Lulzim Basha kanë bashkëpunuar ne ate qe e ka konsideruar si nje aleance krimi.
Berisha: Populli opozitar pa në dritën e diellit, përpjekjet e narko shtetit për të asgjësuar opozitën e vërtete si pjesëmarrësë ne zgjedhje.
Një aleancë krimi në nivel politik dhe nëntokësor, u demonstrua si kurrë ndonjeherë në historinë e vednit.
Trinomi Rama, Doshi-Brava ishte shëmtia më e madhe me veprimet e tyre në këtë proces zgjedhor. Sic konstaton me të drejtë raporti I vëzhguesve, blerja e votës ishte një akt masiv dhe I shëmtuar. Mungesa e komisionerëve dhe numeruesve të opozitës së vërtete që kishte 61 kandidatë,nje akt tjetër pabarazie të madhe,dhuna terori nda eksponeneteve të opozitës, është përdorur deri në pengmarrjen e tyre.
Edi Rama ëshët një armik i eger, i përbetuar i votës së shqiptarëve.