Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Kristian Panuçi pas disfatës me Skocinë në një konferencë për mediat ka dhënë versionin e tij për humbjen.
Panuçi tha se shqiptarët duhet të kuptojë që Kombëtarja shqiptare e futbollit, nuk ishte në kushtet e duhura për të fituar, sepse i mungonin të paktën 7-8 lojtarë. Trajneri i pyetur për të ardhmen e tij theksoi se çdo gjë varet nga kreu i FSHF-së, Armando Duka.
Teksa po fliste për sjelljen e tifozëve në stadium, Panuçi tha se është ndjerë mjaft i ofenduar dhe se nuk është idiot.
“Askujt si intereson të thotë qe skuadrës si mungojnë 7-8 lojtarë dhe askush nuk e thotë këtë. Nëse shqipëria shkoi në 2016 në europian nuk do te thotë që do shkojë çdo vit.
Unë jam pergjegjesi i vetem i kesaj situate. Sepse u mundova të sjell një model tjetër të lojës në fushë.
Nuk kam asnjë lloj problemi te them qe duhet të ndryshojmë. Duhe të bëjmë dicka ndryshe Historia tregon dicka tjeter sepse une nuk jam idiot.
Kur unë dëgjoj një stadium që më ofendon me të drejte, vuaj shumë për këtë gjë. Kam gabuar me idene e futbollit që doja të sillja. Dhe do të ndryshojmë dhe shpresoj qe të jetë ajo e duhura. Unë jam shumë i lumtur që jam trajner i kombëtares. Nëse Duka ka besim më mban, në të kundërt më çon në shtëpi”, u shpreh ai. (J.D/Faxweb.al)