Presidenti i SHBA-së Donald Trump në një mesazh në platformën në Truth Social, ka njoftuar se nga 1 qershori, SHBA do të aplikojë tarifa me normë prej 50 kundër Bashkimit Evropian për shkak të vështirësive në bisedimet tregtare.
“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund! Prandaj, unë po rekomandoj një tarifë të drejtpërdrejtë prej 50% për Bashkimin Evropian, duke filluar nga 1 qershori 2025”, shkroi ai.
Barrierat tregtare, taksa mbi vlerën e shtuar, penalitetet ndaj korporatave, barrierat jo-monetare dhe hapa të tjerë nga ana e Bashkimit Evropian “kanë çuar në një deficit tregtar me SHBA-në prej më shumë se 250,000,000 dollarësh në vit, një shifër që është krejtësisht e papranueshme”, theksoi udhëheqësi i SHBA-së.