Në Ditën Botërore të Lirisë së Medias gazetarja e FaxNews dhe FaxWeb, Emi Kalaja, ka zgjedhur të rikujtoi një pjesë të fëmijërisë së saj, pikërisht aty ku janë stisur ndjenjat e para për të vërtetën e pacensuruar dhe dashurinë e lajmit të fundit.
Nëpërmjet një postimi në Facebook të shoqëruar me një foto të ikonës së televizionit Adi Krasta, Kalaja ka dashur të rikujtoi, por dhe të rikonfirmojë një herë tjetër në veten e saj dëshirën e pazëvendësueshme për fjalën e lirë.
Postimi i saj i cili përkon më Ditën e Lirisë së Shtypit, tregon se jo të gjithë gazetarët janë të lirë, disa prej censurës e të tjerë prej autocensurës, por liria e gazetarëve ekziston.
Ekziston tek profesionistët e vërtetë të cilët detyrën e ushtrojnë jo për të dal në televizion, por për të marrë një nga misionet më të vështirë ditët e sotme, atë të informimit.
Postim i plotë:
Gjithcka nis nga A-ja. Dhe vertet keshtu ka ndodhur per mua. Adi Krasta , te cilin mami im ketu e 20 vite me pare e quante jo te bukur, mua me kishte magjepsur.
Isha diku 10 vjeçare dhe normalisht une ndiqja filma per femije apo kartona te animur, por kur ne ekran shfaqej Krasta ndryshonte historia.
Une ngulesha para ekranit dhe e degjoja duke folur , e dukej sikur fliste me mua shpesh rrudhja vetullat e here te tjera pergjigjesha me buzeqeshje batutave te tij. Ai dominonte publikun dhe shikuesin me lehtesine me te madhe, duke perdorur dicka te thjeshte ne dukje dhe thellesisht esenciale, fjalen.
E me pas kam ndjekur me thuajse te njejten endje dy gra te zonja gazetare , Ilva Tare dhe Sonila Meço. Ikona te ekranit dhe me vjen mire qe pas kaq shume vitesh, e tashme prej nje dekade edhe une pjese e medias ato nuk jane zvogeluar para syve te mi.
Nejse , ti rikthehem historise…
Une ngulesha me ore para ekranit dhe pikerisht ky ishte qortimi me i forte qe vinte nga prinderit , gjyshet dhe te aferm te tjere.
“don me dal ne televizor” ishte pyetja spontane qe me beri gjyshi im krejt normalisht nje dite.
Akoma me vjen te qesh, isha pak me shume se nje femije, por pergjgjen ia dhashe atehere dhe nuk e ndryshoj as sot: “ jo vetem te dal ne televizor, dua me shume”
E sot qe kam disa vite eksperience si ne media lokale, kombetare apo on-line vazhdoj te them se ne gazetaret nuk dalim vetem ne televizior.
Une ka 10 vite dhe nuk di a ka patur ndonje dite te vetme qe nuk kam menduar per lajmin e dites, e them me bindje kete.
Se ne gazetaret nuk dalim vetem ne televizior, ne jetojme me lajmin , jemi lajmi, nuk ka rendesi nese nje vrasje, nje aksident, nje proteste, apo deklarate ndodh ne 1 te nates, ne diten e ditelindjes apo diten e dasmes, nese ti je me temperature apo femija yt te eshte ngjitur ne kembe dhe nuk te le te dalesh nga shtepia.
Ne jemi rruges per tek lajmi, jemi me lajmin qofte dhe duke marre dhe shkembyer informacion me burimet qe tashme me pare therrasin ne se policine apo ambulancen.
E nuk them se media nuk ka probleme, ka nje mal me probleme qe sa here me vertiten ne mendje gati me zihet fryma nga paniku. Por asnje dite te vetme keto probleme nuk kane qene me te medha se deshira ime per te vazhduar kete profesion. Une jam deshmitare se njerezit e kane humbur besimin ne media , por akoma na besojne me shume ne se kujdo institucioni tjeter. Jam e vetedijshme qe kur kane probleme me pare trokasin ne dyert e televizioneve apo telefonojne gazetaret sesa i drejtohen gjykatave.
E di fort mire se kur njohin familje te varfra apo te semure njerezit na ndalin ne rruge, na japin kontakte dhe na luten: “Ndihmojeni ate familje se vetem me televizior po zgjidhen do pune”.
“Do ju thrras televizionet” thone disa te tjere kur kane probleme, aq sa shpesh me eshte dukur se ne trajtohemi si “gogoli” thjesht per presion. Por edhe po te ishte keshtu misioni eshte i realizuar. Fundja gazetari duhet te jete ai qe mbron interesat e qytetareve dhe behet zeri i tyre.
E keshtu ne diten e lirise se shtypit une e di qe jo te gjithe gazetaret jane te lire, disa se e kane zgjedhur vete autocensuren e disa te tjere se i detyron vendi i punes pasi sic thuhet ne forme te moderuar eshte linja editoriale qe duhet ndjekur.
Por jam e bindur qe ka gazetare te lire te cilet ashtu si une kete pune nuk e bejne vec “per me dal ne televizor”.