04:25 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dita Botërore e Mjedisit, Klosi për Fax News: Nga 1 korriku bizneset të heqin qeset, gati strategjia për trajtimin e mbetjeve urbane

14:13 | 05/06/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dita Botërore e Mjedisit, Klosi për Fax News: Nga 1 korriku bizneset të heqin qeset, gati strategjia për trajtimin e mbetjeve urbane

Ministri i Mjedisit Blendi Klosi, me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, në një intervistë për Fax News, ka sqaruar aksionin e ministrisë për mbjelljen e pemëve, aksioni për pastrimin e territorit por edhe për përdorimin e qeseve plastike.

Klosi ka thënë se për mjedisin ekspertët, qytetarët dhe shoqëria kanë arritur të sensibilizohen.

Klosi ka thënë se nga 1 korriku ministria do i kërkojë biznesit të nxjerrë nga tregu qesen e hollë, që sipas ministrit është e pa biodegradueshme.

“Është e rëndësishme të flasim çdo ditë për mjedisin. Ne duhet të rregullojmë infrastrukturën. Bota ka arritur të kuptojë se përdorimi i qeseve plastike është problematikë e madhe për mjedisin. Janë materiale që dëmtojnë në mënyrë permanente mjedisin. Bota ka arritur t’a kuptojë, ne jemi në hapat e para. Nga 1 korriku, do u kërkojmë bizneseve të mos prodhojnë qesen e hollë të pa biodegradueshme por qese me shumë përdorim. Ose edhe taktikën e mamave tona me trasta”-është shprehur Klosi.

I pyetur nga gazetarja e Fax News, Eksiola Shehu, Klosi është ndalur edhe tek bashkëveprimi mes ekspertëve të mjedisit, aktivistëve dhe punonjësve të mjedisit.

Klosi ka thënë se këto grupe ka pika të shumta ku ndahen por qëllimi për të mbrojtur mjedisin ka sjellë një bashkëpunim të mirë.

“Jo sot po çdo ditë ka qenë e mbushur me një debat me njerëzit e mjedisit, shoqatat dhe aktivistët. Kritika i duhet bërë çdo ditë punonjësve të mjedisit. Nëpërmjet zërit të tyre erdhi sot një zgjidhje konkrete. P.sh mënyra si duhet të mbillen pemët, është involvuar në masë të madhe në të gjithë Shqipërinë, nga kryebashkiakët, nxënësit, biznesi, shoqëria ka kuptuar si duhet të trajtohen pemët. Moratoriumi ka dhënë efekte, por ekspertët kanë mendim kritik për këtë aksion, ç’lloj pemësh duhen mbjellë, të mbillen pemë për erozionin, pemë që ndihmojnë mjedisin. Debati është i madh dhe është i nevojshëm njësoj si antikorpet për trupin. “-ka thënë Klosi.

Klosi ka folur edhe për një nga problemet më aktuale në fushën e mjedisit, siç është çështja e trajtimit të mbetjeve urbane.

Klosi ka thënë se po përgatitet një strategji e cila do bëhet publike shumë shpejt.

“Ka shumë problematika, si mbetjet. Ne nuk prodhojmë mbetje të pamenaxhueshme. Kemi vështirësi brenda komunitetit tonë. Duhet të kuptojmë që s’kemi fabrika që sjellin ambalazhe. Jemi një vend i qetë por që kemi menaxhim të gabuar të mbetjeve urbane. Kemi punuar me ekspertizën më të mirë gjermane për të përgatitur një strategji, jemi në fazën përfundimtare. ”-ka thënë më tej ministri i Mjedisit, Blendi Klosi.

(F.G/Faxweb.al)

Pas

U ankua se mediat gënjyen për pasurinë e tij, politikani i nxjerr foton Ndokës: Aty ku e ke shtëpinë ti…

Para

Droga e kapur në Karaburun, kush është 29-vjeçari i arrestuar (Detajet e plota)

Para
Droga e kapur në Karaburun, kush është 29-vjeçari i arrestuar (Detajet e plota)

Droga e kapur në Karaburun, kush është 29-vjeçari i arrestuar (Detajet e plota)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.