1 maji njihet botërisht si Dita Botërore e Punëtorëve. Vendosja dhe njohja e kësaj date si e tillë lidhet ngushtësisht me protestat e përgjakshme që përfshinë Çikagon e 1866-ës në Amerikë. Mijëra punëtorë të fabrikave të këtij shteti kërkuan që të merreshin në konsideratë të drejtat e tyre.
“Do të vijë një kohë kur heshtja jonë do të jetë më e fuqishme, se zëri që ju po mbysni sot.”, u shpreh një nga katër punëtorët e pafajshëm, që u ekzekutuan pas shpërthimit të një bombe në Sheshin “Haymarket” në Çikago, në maj të vitit 1886, ku humbën jetën tetë drejtuesit kryesorë të lëvizjes së punëtorëve.
Fillimisht ishin punëtorët e Australisë që bënë kërkesën e parë publike me parrullën “8 orë punë, 8 orë gjumë, 8 orë dëfrim”, por vendosja e kësaj date lidhet me “Haymarket”.
Vite më pas, në Tetor 1884, Federata e Sindikatave të Organizuara dhe e Bashkimit të Punëtorëve e caktoi 1 Majin si datë kufi përtej së cilës punëtorët amerikanë do refuzonin të punonin më shumë se 8 orë në ditë.
Kjo lëvizje u përqafua më pas edhe në Europë, fillimisht në Gjenevë, e më pas në Paris kur në 1890 u vendos që 1 Maji të mbetet Dita Botërore e Punëtorëve.
Por pavarësisht simbolikës që kjo datë mbart në botë, në Shqipëri ajo festohet dhe cilësohet si ditë pushimi. Ky nuk është paradoksi i parë me këto data të shënuara që karakterizon shoqërinë tonë. Pavarësisht numrit të lartë të papunësisë, në këtë datë nuk ka manifestime, kërkime të drejtash, por festë dhe pushim.
(XH.A/SHUPLAKA)
