Protesta e opozitës vijon sot në ditën e saj të 13-të, ndërkohë që në Kuvend pritet të vijojë seanca e rradhës plenare. Kjo është java e dytë që opozita bojkoton Kuvendin dhe punimet e tij.
Edhe pse pritet që këtë javë të kishte një avancim përsa i përket ligjit të Vettingut kjo nuk do të ndodhë sa kohë që palët vijojnë me qëndrimet e tyre.
Seanca e sotme ka në rend dite ratifikimin e tre marrëveshjeve, mes palës shqiptare dhe Kfv Frankfurt am Main, për financimin e projektit “Linja unazore 110 kilovolt e Shqipërisë së Jugut”.
Krahas saj, për votim është parashikuar dhe pr/rezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2016”.
Zhvillimet nga aktualiteti pritet të jenë gjithashtu pjesë e diskutimeve të sotme në parlament. (E.K/SHUPLAKA)