Ditën e sotme kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike, ku po zhvillon një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Mësohet se takimi është në zyrën e Berishës, ndërsa pas saj dy krerët e opozitës pritet të japin një deklaratë të shkurtër për mediat, ku na ndajnë vetëm dy ditë nga zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Sot politika është përfshirë në debate të mëdha për shkak të arrestimit të kandidatit të “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri që akuzohet për blerje votash.
Berisha e quajti politik arrestimin e Belerit, ndërkohë që Meta tha se i vetmi ilaç kundër Ramës është pjesëmarrja masive në zgjedhjet e 14 Majit.