Ndërsa sot është dita e gjashtë e rinumërimit të votave të 11 majit për qarkun e Tiranës, ka përfunduar procesi për gjysmën e kutive.
Të dy partitë kryesore kanë humbur vota, referuar numërimit fillestar.
Ditën e sotme pritet gjithashtu që Kolegji Zgjedhor të shqyrtojë katër ankimimet e Partisë Demokratike , për qarqet Berat, Shkodër, Dibër dhe Vlorë.
Më parë Kolegji ka rrëzuar ankimimet e Partisë Demokratike për qarqet Gjirokastër, Kukës. Lezhë dhe Korçë.