Me rastin e ditës së rinisë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë homazhe në memorialin e themeluesit të kësaj partie, Azem Hajdari ‘’Mendimi më shkon tek Azem Hajdari i pavdekshëm, tek ata qindra e mijëra të rinj të Dhjetorit 1990.
Jeta i ka përplasur shumë prej tyre mes vështirësive dhe zhgënjimeve, disa nuk janë më në Shqipëri, disa nuk janë më mes nesh. Por ajo që ata bënë do të kujtohet e nderohet përherë’’, shkruan Bashan në Facebook.