Mesa duket festa e Ditës së Shën Valentinit ka mbërritur më herët këtë vit për komedianin Nick Cannon. Me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Instagram”, ai ka ndarë me ndjekësit e tij ‘dhuratën’ që ka marrë për ditën e të dashuruarve. Nick postoi një foto teksa qëndronte pranë një makinete me prezervativë. Ai e shoqëroi foton me një mbishkrim me nota humori:
“Epo mesa duket dikush më ka dërguar dhuratën për Ditën e Të Dashuruarëve edhe pse para kohe. Makinetë plot me “Magnums”- u shpreh Nick me disa fytyra të qeshura.
Aktori i njohur 41-vjeçar, së fundmi ndau lajmin se do të bëhej sërish baba duke pritur kështu fëmijën e tij të tetë me modelen Bre Tiesi. Lajmi erdhi disa javë pas ndarjes nga jeta të djalit të tij 5 muajsh, Zen, i cili humbi jetën tragjikisht nga tumori në tru.
“Kjo ishte arsyeja përse po ndiqja këtë rrugë. Nuk doja të martohesha, por njëkohësisht të mos ndërprisja jetën time seksuale edhe pse ndonjëherë e ndjeja se po më dilte situata jashtë kontrollit.”-u shpreh aktori.
Rikujtojmë se Nick Cannon është baba i shtatë fëmijëve me katër gra të ndryshme. Ai ndan dy binjakë me këngëtaren e njohur Mariah Carey, një djalë dhe një vajzë me Brittany Bell, sërish dy binjakë me Abby de la Rosa, një djalë me modelen Alyssa Scott, i cili ndërroi jetë së fundmi dhe tashmë po pret fëmijën e tij të tetë me Bre Tiesi.