17:00 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dita e të moshuarve, Spiropali premton: Në dhjetor të rrisim pensionet në mënyrë të konsiderueshme! Ministrja Koçiu premton proteza falas

20:25 | 01/10/2024
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0

Në kuadrin e Ditës së të Moshuarve, Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, vizitoi sot qendrën e të moshuarve në Tiranë.

Duke biseduar me të moshuarat e të moshuarit që jetojnë në këtë qendër, Kryetarja Spiropali u  angazhua në emër të Kuvendit për përmirësimin e legjislacionit mbi  mirëqenien e të moshuarve, ofrimin e shërbimeve të ndihmës e kujdesit ekonomik, shëndetësor dhe social,  rritjen e kapaciteteve të institucioneve të kujdesit për të moshuarit etj.

 “Le ta konsiderojmë këtë ditë si një mundësi për të reflektuar mbi përgjegjësinë e përbashkët për rritjen e kujdesut ndaj të moshuarve.  Nëpërmjet ndërhyrjeve legjislative, programeve e masave të qeverisjes, mbështetjes komunitare apo angazhimit të qytetarëve,të kontribuojmë për të ndërtuar një shoqëri ku të moshuarit të gëzojnë shëndet, mirëqenie dhe dinjitet.

Me respekt e mirënjohje për kontributin e të moshuarve  në shoqëri dhe edukimin e brezave. Jam dakord që ka ardhur koha qe pensionet të rritën dhe të jenë më të larta dhe ne po bëjmë një politike për këtë fundvit, për në dhjetor per te rritur pensionet ne mënyrë të konsiderueshme. Nuk ështe një barré e lehtë për buxhetin sepse janë rreth 730 mijë pensionistë dhe besoj secili e bën llogarinë ne fund se sa i kushton buxhetit. Por pensionistët e meritojne sepse kanë dhëne kontibut per ketë vend, kanë punuar ne kohë të vështira..”, u shpreh znj. Spiropali thuhet në mesazhin e shpërndarë nga zyra e shtypit e kryetares së Kuvendit.

Ndwrkohw  Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka zhvilluar një vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë ku deklaroi se për të moshuarit të cilët kanë nevojë, do të ofrohen falas edhe trajtimet protetike.

“Kam ardhur së bashku me shërbimet e Klinikës Stomatologjike Universitare që t’ju shërbejmë tashmë me një kontroll të shëndetit të dhëmbëve për këdo që ka nevojë edhe për një ndërhyrje apo një shërbim nga Klinika Stomatologjike Universitare. E di që disa prej jush e kanë të vështirë për ta aksesuar prandaj vijmë këtu dhe patjetër edhe për të shërbyer me protezat falas për ata që kanë nevojë. Brenda muajit të gjithë punonjësit do ju marrin masat e nevojshme dhe do t’ju sjellin këtu protezat”, u shpreh Koçiu gjatë bashkëbisedimit me të moshuarit.

Pas

Prononcimi i ministres Balluku: Shqipëria nuk duhet të humbasë asnjë rast për tu promovuar në Forumet ndërkombëtare

Para

Aksident në aksin Vlorë-Fier/ Humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në kanal, plagoset drejtuesja

Para
Aksident në aksin Vlorë-Fier/ Humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në kanal, plagoset drejtuesja

Aksident në aksin Vlorë-Fier/ Humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në kanal, plagoset drejtuesja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Një ditë pasi zjarrfikësit arritën të vendosnin nën kontroll zjarrin në Drenovë të Mallakastrës, vatra është aktivizuar sërish

Rrëmbehet një aeroplan në Kanada, aeroporti ndërkombëtar i Vankuverit “paralizohet” për një orë

7-vjeçarja humbi jetën pasi u përplas nga skafi, shpallen të pafajshëm 5 efektivët e akuzuar për shpërdorim detyre

KPA pezullon nga detyra prokuroren Elona Alvora, e rikthen në Shkollën e Magjistraturës

“Injoroni çdo deklaratë të mëparshme”, Kandidati i “Nisma Shqipëria Bëhet”, Zeqir Kordhoni, kërkon mandatin e deputetit

“Jemi të gatshëm të negociojmë”, Ukraina: Takimi Zelensky-Putin do të ndihmonte përpjekjet për paqe

Franca merr masa për borxhin: Taksë për të pasurit dhe heqje e dy festave zyrtare

“BE të shtojë dëbimet”, organizata për emigracionin: Kush nuk merr azil, të ikë!

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, përplasen dy mjete, plagosen 2 pasagjere

Tepelenë/ Kultivuan 137 bimë narkotike në pyllin e fshatit Luftinjë, vihen në pranga 2 vëllezërit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.