Besimtarët ortodoksë festojnë sot ditën e ujit të bekuar. Në Tiranë shumë prej tyre mengjesin e sotmë i janë drejtuar kishës ndërsa për Faxneës janë shprehur se është një ditë e shënuar.
Ata urojnë për më shumë shëndet, mirësi e harmoni.
“Gëzuar Vitin e ri shëndet e mbarësi. Sot ditë e bekuar e pagëzimit të Krishtit. Ne kërkojmë mbarësi dhe shëndet. Vijmë për Pashkë, Krishtlindje. Pandemia na e prishi cik terezinë. Sivjet shumë më mirë.
Festa mirë por pak me vështirëi ekonomike por mirë. Ju uroj me gjithë shpirt se kam probleme familjare dhe erdha sot. Kam shumë besim te zoti. Po pres për ujin e bekuar.
Kjo festë është për të gjithë. Uji i bekuar që njerëzit të kenë mirësi, harmoni, shëndet. Sot është ditë e shënuar.”– janë shprehur besimtarët për Faxnews.