Qendra e festimeve të Ditës së Verës është Elbasani. Njerëz nga të gjithë qytetet mblidhen dhe bëhen pjesë e festimeve të qytetit dhe shijojnë ballokumet tradicionale.
Shpesh masat e mëdha të njerëzve sjellin probleme apo dhe prishje të qetësisë publike.
Kështu që Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan me rastin e Ditës së Verës ka marrë një sërë masash për sigurimin e qetësisë dhe rendit publik, parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale apo dhe qarkullimin e lirë të mjeteve pa krijuar trafik.
Do të angazhohen 282 forca policie gjithashtu do të vihen në dispozicion dhe forca FNSH nga Tirana.
Ndër të tjera policia rrugore do të marrë edhe një sër masash për kontrollin e drejtuesve të automjeteve, të cilët qarkullojnë pa patentë, tejkalojnë normat e shpejtësisë apo kryejnë parakalime të gabuara.
Sipas njoftimit të Policisë Elbasan do të ndalohet qarkullimi i mjeteve në zonat:
Nga Stadiumi “Elbasan Arena” deri tek Rrethi i Zaranikës
Rrethrrotullimi i Luleve – Rrethrrotullimi Bashkisë – Kryqëzimi i Romëve
Nga Rrethrrotullimi i Postës – 1Maji – Pallati i Sportit
Njoftimi i plotë:
Masat e marra nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan me rastin e Ditës së Verës.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka marrë një sërë masash për mbarëvajtjen e festës së 14–Marsit, Ditës së Verës, me qëllim sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale gjatë zhvillimit të aktiviteteve, lëvizjen normale të mjeteve.
Policia Rrugore krahas masave të marra për mbarëvajtjen e trafikut, do të marrë dhe një sërë masash për shtimin e kontrollit ndaj përdoruesve të rrugës, që drejtojnë automjetin në gjendje të dehur, që tejkalojnë normat e shpejtësisë, që kryejnë parakalime të gabuara, etj, për shkak të shtimit të numrit të automjeteve dhe rritjes së fluksit të lëvizjeve në akset kryesore dhe nëpër qendrat e banuara.
• Të gjitha shërbimet në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, më datë 13.03.2019 do të kalojnë në shërbim të përforcuar për zhvillimin sa më normal të aktiviteteve festive.
• Për të përballuar me sukses festimin sa më normal të Ditës së Verës, do të angazhohen 282 punonjës policie, si dhe në ndihmë të shërbimeve të Policisë Elbasan, do të vihen në dispozicion dhe forca FNSH nga Tirana.
Në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e aktiviteteve me rastin e Ditës së Verës, nuk do lejohet lëvizja në këto akse rrugore:
• Nga Stadiumi “Elbasan Arena” deri tek Rrethi i Zaranikës.
•Rrethrrotullimi i Luleve – Rrethrrotullimi Bashkisë – Kryqëzimi i Romëve.
• Nga Rrethrrotullimi i Postës – 1Maji – Pallati i Sportit.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe pjesëmarrëseve në këtë ditë feste, që të evitojnë në maksimum lëvizjen me automjet brenda qytetit të Elbasanit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të aktiviteteve festive.
Duke falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin!
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ju uron Gëzuar Ditën e Verës!
Discussion about this post