Dita e Verës, në traditën pagane paraprihet nga nata e zjarreve. Sipas traditës, me ndezjen e zjarrit në 13 mars starton festa e cila vazhdon përgjatë gjithë 14 marsit, datë që konsiderohet si ndarje me stinën e ftohtë të dimrit.
Kukësi është një nga qytetet që çdo vit feston duke ndjekur këtë traditë.
Megjithatë vitet e fundit tradita duket se ka ndryshuar drejtim. Të rinjtë e Kukësit prej vitesh përdorin goma makine për ndezjen e zjarrit duke shkaktuar ndotje të madhe ambienti, e cila sfumon lumturinë që stina e luleve pritet të sjellë.
Shkurret dhe drunjtë e përdorur më herët në traditën kuksiane për të festuar “Natën e Zjarreve”, tashmë janë zëvendësuar nga gomat. Kështu ka ndodhur edhe këtë 13 mars.