Ish-Kryeministri Sali Berisha ka uruar të rinjtë shqiptarë në Ditën Kombëtare të Rinisë. Në këtë 8-Dhjetor, Berisha ka rikujtuar edhe një herë liderin e lëvizjes studentore Azem Hajdari.
Sipas Berishës më 8 dhjetor 1990 Azem Hajdari bashkë me studentët hapi dyert e lirisë për shqiptarët.
“Gëzuar 8 dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë! Miq, më 8 dhjetor 1990, tribuni legjendar Azem Hajdari së bashku me studentët liberator, në një përballje epike me diktaturën staliniste të bllokmenëve hoxhistë, hapi dyert e lirisë për shqiptarët, asokohe kombin më të shtypur të botës!
Nderim përjetë veprës së pavdekshme të studentëve dhe liderit të tyre, tribunit të lirisë Azem Hajdari. Azem, ti je gjallë!”, – shkruan Berisha.
Ndërsa Kryeministri Edi Rama e ka nisir ditën si gjithmonë duke shpërndarë një video. Këtë radhë Rama shkruan:
“MIRËMËNGJES dhe me këtë pjesëz të bukurive mbresëlënëse të Shqipërisë, ju uroj GËZUAR DITËN E RINISË.”
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155375626776523/