Shpëtim Idrizi, në fjalën që ka mbajtur sot në Kuvend në Dita kundër gjenocidit në Çamëri, ka pasur një mesazh edhe për kryeministrin grek Mitsotakis.
“80 vite nga 1944 ku u masakruan e shpërngulën banorët e Çamërisë. Genocidi nuk ka moshë. Unë dhe kolegët e mi jemi këtu për të thënë se memoria enjë kombi është më e madhe se ajo e një njeriu. Thuhet se një popull që harron, vdes. Ne e kemi sfiduar harresën. Nuk fajësojmë popullin grek por politikën e kohës dhe qëndrimin e sotëm. Askush nuk mund të shkelë mbi të drejtën e jetës, kanë 80 vite që shkelin mbi jetët tona të humbura dhe deklarojnë se çështja çame nuk është çështje. E çuditshme se si Greqia kriminelët i shpall heronj dhe u ngre përmendore. Jam këtu për ti dhënë zë mijëra viktimave që nuk flasin dot më. Mos e kini frikë Çamërinë po bashkohuni për drejtësi e paqe. Shqiptarët nuk kanë frikë ta thonë rrugëve të Europës së Çamëria është Shqipëri. Meqë Mitsotaqis na kujtoi dje fjalën që “si do biesh në gjumë ashtu do ngrihesh”, dua i kujtoj “Uji fle hasmi nuk fle”. Nuk duhet të flemë për ligjin e luftës”, tha ai.
Discussion about this post