02:38 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dita kundër Korrupsionit/ PD Durrës denoncon mega-aferën e Portit të Durrësit si grabitjen më të madhe që është bërë nga qeveria

16:23 | 09/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dita kundër Korrupsionit/  PD Durrës denoncon mega-aferën e Portit të Durrësit si grabitjen më të madhe që është bërë nga qeveria

PD Durrës denoncon mega-aferën e Portit të Durrësit si grabitjen më të madhe që është bërë nga qeveria e Edi Ramës!

DEKLARATË PËR MEDIA SEKRETARJA PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN NË PD, DEGA DURRËS, VIOLA KAPIDANI

Përshëndetje!

Sot, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Partia Demokratike, Dega Durrës, dënon ashpër mega-aferën e Portit të Durrësit, duke e cilësuar atë si grabitjen më të madhe që i është bërë taksapaguesve shqiptarë në tërësi dhe qytetarëve durrsakë në veçanti nga qeveria e Edi Ramës.

Porti i Durrësit, një port mijëra-vjeçar dhe një nga më të vjetrit në Europë, i shtrirë në Adriatik dhe më i madhi në vend me një sipërfaqe mbi 1.4 milionë m² dhe vlerë prej 3.8 miliardë eurosh, iu “dhurua” investitorit Mohamed Alabbar nga Edi Rama dhe Emiriana Sako, në kundërshtim me çdo rregull dhe ligj të shtetit shqiptar. Në realitet, përfituesi i vërtetë i kësaj marrëveshjeje është vetë Edi Rama.

Fillimisht, Edi Rama u zotua publikisht se projekti do të financohej vetëm nga sektori privat dhe se shqiptarët nuk do të paguanin asnjë qindarkë. Por e vërteta është krejt ndryshe. Për ndërtimin e Portit të Ri në Porto Romano, Rama ndryshoi ligjin e prokurimeve dhe, në kundërshtim me ligjin, porositi një projekt që kap vlera midis 1.3 dhe 2 miliardë eurosh. Vetëm për tre vitet e ardhshme, taksapaguesve shqiptarë, nga Vermoshi deri në Konispol, do t’u merren mbi 400 milionë euro. Për më tepër, tenderi për ndërtimin e këtij porti ka dështuar, pasi asnjë kompani nuk ka treguar interes. Kjo është një nga barrët më të rënda financiare që qeveria e Edi Ramës ka vendosur ndonjëherë mbi qytetarët shqiptarë.

Me mbylljen e portit ekzistues, do të ndërpriten arteriet strategjike të transportit që e bëjnë sot Portin e Durrësit një nyje kyçe në rajon.

Por, porti nuk është e vetmja aferë që rëndon në xhepat e qytetarëve durrsak. Të mos harrojmë disa prej aferave më flagrante të kësaj qeverisjeje:
* Ekoparku në Spitallë: Një aferë ku familjarët e Edi Ramës, pa asnjë procedurë konkurruese, kanë përfituar 11 milionë euro.
* Transportimi i mbetjeve: Bashkia Durrës paguan mbi 40 euro/ton për transportimin e mbetjeve në inceneratorin e Tiranës, një objekt që nuk ekziston, duke konsumuar 40% të buxhetit të bashkisë.
* Veliera: Një projekt korruptiv në zemër të qytetit, i nisur nga Vangjush Dako, i cili ka përpirë dyfishin e fondit të miratuar dhe, pas 10 vitesh, ende nuk ka përfunduar.

Partia Demokratike, Dega Durrës, dënon me ashpërsi këto mega-afera dhe, në këtë ditë simbolike kundër korrupsionit, angazhohet:
* Të denoncojë çdo aferë korruptive dhe shkelje të ligjit nga kjo qeveri.
* Të promovojë një qeverisje të ndershme dhe transparente, duke mbrojtur fondet publike dhe interesat e qytetarëve.
Këto denoncime nuk janë bërë vetëm nga opozita, por edhe nga faktori ndërkombëtar. Tre rezoluta të njëpasnjëshme kanë cilësuar qeverinë e Edi Ramës si më të korruptuarën në Europë.

E ardhmja e Shqipërisë varet nga aftësia për të sfiduar dhe luftuar korrupsionin. Sot, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, ne zotohemi se, sapo Shqipëria të qeveriset nga Partia Demokratike, do të ndërtojmë një të ardhme të bazuar në ndershmëri dhe transparencë.

https://faxweb.al/wp-content/uploads/2024/12/WhatsApp-Video-2024-12-09-at-4.14.41-PM.mp4
Pas

Sirianët festojnë në Damask fundin e Assadit

Para

Rënia e Assadit, goditje për ndikimin e Iranit dhe Rusisë, rrezik ardhja e islamistëve ekstrem në Siri

Para
Rënia e Assadit, goditje për ndikimin e Iranit dhe Rusisë, rrezik ardhja e islamistëve ekstrem në Siri

Rënia e Assadit, goditje për ndikimin e Iranit dhe Rusisë, rrezik ardhja e islamistëve ekstrem në Siri

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Fotografi rus Grigory Skvortsov dënohet me 16 vjet burg për tradhti ndaj shtetit

Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet shkatërruan kapacitetet bërthamore iraniane, materiali duhet dorëzuar

Me 71 vota pro dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në ligjin për sportin.

Erdogan i dërgon mesazh të fortë NATO-s: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të jetë përhershëm

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.