11:52 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Dita kur liria mori krahë”- Shënohet 26 vjetori i bombardimeve të NATO-s, Presidentja Osmani: Kosova ecën e palëkundur drejt të ardhmes më të ndritur

14:39 | 24/03/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Dita kur liria mori krahë”- Shënohet 26 vjetori i bombardimeve të NATO-s, Presidentja Osmani: Kosova ecën e palëkundur drejt të ardhmes më të ndritur

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se 26 vjet pas bombardimeve të NATO-s mbi caqet policore e ushtarake në ish-Jugosllavi, Kosova ec “krenare, sovrane dhe e palëkundur drejt të ardhmes më të ndritur”. Në një shkrim në Facebook, Osmani e përshkroi 24 marsin 1999 si dita kur “dita kur liria mori krahë” dhe “dita kur bota demokratike nuk heshti”.

“Dita kur aleatët e NATO-s u ngritën kundër së keqes, për ta mbrojtur një popull që po luftonte për ekzistencë, i rrezikuar nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Ishte dita kur ndaj errësirës triumfoi drita e shpresës”, shkroi ajo.

Ajo i ka falënderuar aleatët e vendit që ndihmuan “kauzën tonë për Kosovën shtet të lirë, të pavarur e sovran”.

NATO-ja i nisi sulmet në caqet ushtarake policore në ish-Jugosllavi pas masakrës së Reçakut, në mars të vitit 1999.

Pas 78-ditësh të sulmeve, bombardimet u ndërprenë më 10 qershor 1999, me Marrëveshjen Teknike të Kumanovës, e cila parashihte tërheqjen e të gjitha forcave ushtarake dhe policore serbe nga Kosova. Marrëveshja u pasua nga miratimi i Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Kjo Rezolutë, ishte kompromis i pesë vendeve të përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit në bazë të së cilës, në Kosovë u vendos një administratë e Kombeve të Bashkuara – UNMIK, e cila administroi fazën transitore deri në ngritjen e institucioneve vendore dhe zgjidhjen e përhershme të statusit të Kosovës.

Më 12 qershor 1999 filloi vendosja e rreth 50.000 ushtarëve nga 36 vende të botës, prej të cilëve 30.000 ishin nga vendet e NATO-s. Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, është i pranishëm edhe sot dhe kujdeset për sigurinë e Kosovës. Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998-1999 janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur. Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë./REL

Pas

Tedi Blushi: Mbështesim prodhimin vendas, rrisim eksportet. Më 11 maj, Shqipëria Madhështore do jetë realitet

Para

Tragjedia në Koçan të Maqedonisë së Veriut! Katër të plagosur në gjendje kritike për jetën

Para
Tragjedia në Koçan të Maqedonisë së Veriut! Katër të plagosur në gjendje kritike për jetën

Tragjedia në Koçan të Maqedonisë së Veriut! Katër të plagosur në gjendje kritike për jetën

 



Të Fundit

Në kërkim për ushtrim prostitucioni, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

Vatikan/ Leo XIV kremton Meshën e Parë si Papë

Tiranë/Arrestime, shpallje në kërkim dhe procedime penale për vepra të ndryshme penale

Tropojë/Arrestohet 39-vjeçari i shpallur në kërkim për dhunë në familje

Të pranishëm 49 kandidatët e qarkut të Tiranës/ Jo vetëm fjalime, por edhe festë! PS mbyll sot fushatën elektorale, zbardhen detaje nga organizimi

PD mbyll sot fushatën/ Berisha mesazh diasporës: Më 11 maj ejani votoni në Shqipëri! Mundësi unike për t’i shërbyer vendit

PD mbyll fushatën te ish-Stacioni i Trenit në Tiranë! 168 kandidatët të pranishëm, pritet audio-mesazh nga Ilir Meta

Euro U-17 “Shqipëri 2025”/ FSHF transformon fushën e stadiumit “Selman Stërmasi”, gati për të pritur skuadrat finaliste

Shpërthen dhuna në familje në Fier, rrahin nënën, vëllain dhe kushërinjtë

Elisa Spiropali përshëndet dhënien e titullit “Honoris Causa” Alfred Moisiut: “Një figurë që përshkon tre kohë të historisë shqiptare”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.