17:31 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Basha: Të lëmë pas korrupsionin dhe keqqeverisjen, në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit

16:38 | 18/12/2024
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Basha: Të lëmë pas korrupsionin dhe keqqeverisjen, në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit

Në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, Lulzim Basha, ka përcjellë një mesazh mirënjohjeje për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, duke i cilësuar si ambasadorët më të fuqishëm të Shqipërisë.

Basha vuri theksin te sfidat që i kanë detyruar shumë shqiptarë të emigrojnë, përfshirë korrupsionin, mungesën e meritokracisë dhe krizën ekonomike. Ai shprehu besimin se ky realitet mund të ndryshojë.

Basha fton emigrantët të bëhen pjesë e ndryshimit në zgjedhjet e vitit 2025, duke theksuar rëndësinë e votës për ndërtimin e një Shqipërie ku askush të mos ndihet i detyruar të largohet.

Postimi i plotë i Bashës:

Në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, një përshëndetje me mirënjohje dhe respekt për të gjithë shqiptarët që, ndonëse larguar nga vendlindja, mbajnë gjithmonë Shqipërinë në zemër.

Ju, me punën, sukseset dhe përkushtimin tuaj, jeni ambasadorët tanë më të fuqishëm dhe forca që na frymëzon për një të ardhme më të mirë.

Emigrimi nuk duhet të jetë e vetmja mundësi. Për fat të keq, korrupsioni, mungesa e meritokracisë dhe e mundësive, kriza e shëndetësisë, degradimi i arsimit, cënimet e lirisë dhe të drejtave, kanë detyruar mijëra shqiptarë të lënë atdheun e tyre.

Por ky realitet mund të ndryshojë! Në vitin 2025, ju ftojmë të bëheni pjesë e ndryshimit. Vota juaj është fuqia për të ndërtuar një Shqipëri ku ju mund të ktheheni dhe jetoni me dinjitet, ndërsa të dashurit tuaj këtu të çlirohen nga ankthi dhe pasiguria ekonomike që i shtrëngon të mbijetojnë me kursimet që bujarisht dërgoni. 

Së bashku mund të rikthejmë shpresën dhe të ndërtojmë një të ardhme ku asnjë shqiptar të mos ndihet i detyruar të largohet! Votoni për një Shqipëri më të drejtë dhe më të fortë!

Pas

Gaza/ Të paktën 45.097 të vrarë nga luftimet mes Izraelit dhe militantëve palestinezë

Para

Banka e Shqipërisë nuk ndryshon normën bazë të interesit për lekun, guvernatori Sejko: Ekonomia ndoodhet në mjedis pozitiv

Para
Banka e Shqipërisë nuk ndryshon normën bazë të interesit për lekun, guvernatori Sejko: Ekonomia ndoodhet në mjedis pozitiv

Banka e Shqipërisë nuk ndryshon normën bazë të interesit për lekun, guvernatori Sejko: Ekonomia ndoodhet në mjedis pozitiv

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nipi i Helmut Kohl: Kosova meriton njohje dhe vend në Këshillin e Evropës

Estonia do bëhet ‘bërthamore”, Kremlini paralajmëron: Një kërcënim serioz

Paradoks i motit në Turqi/ Vapë në jug, borë në veri!

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: Mbi 33 mijë persona janë votues të rinj

Krimet zgjedhore, SPAK çon në gjyq babain e kandidates së PSD-së në Fier

Gjykata Supreme e SHBA-së kufizon fuqinë e gjyqtarëve për të bllokuar urdhrat e Donald Trump

Putin: Rusia gati për një raund të ri bisedimesh në Stamboll

Zjarret në vend! Ministria e Mbrojtjes: Tre vatra gjatë ditës së sotme, të gjitha janë shuar

Makina përplas motorin që drejtohej nga adoleshenti në Vaun e Dejës, plagoset 16-vjeçari

Ministri i Jashtëm i Iranit pranon dëme serioze në objektet bërthamore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.