03:23 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dita ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj: Shqipja, tipari themelor i identitetit tonë kombëtar

09:33 | 21/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dita ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj: Shqipja, tipari themelor i identitetit tonë kombëtar

Presidenti Bajram Begaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, përcolli mesazhin e ruajtjes së gjuhës shqipe nga shqiptarët e Diasporës.

Nismës së Kreut të Shtetit iu përgjigjën përfaqësues të komunitetit shqiptar që jetojnë në vende të ndryshme të botës, të cilët ruajnë gjuhën amtare ndër breza, duke respektuar njëherazi diversitetin gjuhësor e kulturor dhe shumëgjuhësinë.

Një grup fëmijësh të shqiptarëve në Diasporë përcollën përmes interpretimit të tyre vargjet e poezisë “Gjuhës Shqipe” të Mitrush Kutelit, një nga veprimtarët shqiptarë që, veç ndihmesës për ekonominë e vendit, përmbledhjes së rrëfenjave folklorike dhe lëvrimit të gjuhës përmes përkthimeve në shqip, iu përkushtua edhe botimeve dhe shpërndarjes së librit shqip për mërgimtarët.

Presidenti i Republikës e ka në vëmendjen e tij ruajtjen e gjuhës amtare dhe përcjelljen e saj te fëmijët nga familjet shqiptare që jetojnë jashtë vendit, duke inkurajuar, gjithashtu, hapjen e sa më shumë shkollave shqipe në komunitetet shqiptare nëpër botë përmes nismave vullnetare dhe institucionale.

 

 

Një përpjekje të tillë Kreu i Shtetit e cilëson jetike për ruajtjen e gjuhës shqipe si një nga elementet themelore të identitetit tonë kombëtar. “Gjuha shqipe është tipari themelor i identitetit tonë kombëtar, që duhet të na bashkojë në përpjekjen për ta ruajtur,trashëguar dhe pasuruar atë”, shkroi Kreu i Shtetit.

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare këtë vit kremtohet në të gjithë botën si Jubile i Argjendtë, pasi mbushen 25 vite nga celebrimi i saj dhe në fokus janë përpjekjet për promovimin e diversitetit gjuhësor, mbrojtjen e gjuhëve të rrezikuara dhe inkurajimin e edukimit shumëgjuhësor.

Etiketa: bajram begaj
Pas

Nuk duhet lejuar krizë për inate politike, Limaj nuk përjashton mundësinë e koalicionit me Kurtin: Duhet të kemi në fokus Kosovën

Para

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

Para
Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.