Sot është dita ndërkombëtare e komunitetit rom. Faxnews ka qenë sot në një prej zonave ku jeton ky komunitet në bregun e Lumit në Allias, ku ka folur me Tefta Mejdani.
Ajo ka thënë se shpesh herë janë ndjerë të diskriminuar ndërsa nuk merren në punë për shkak të ngjyrës.
E vetmja zgjidhje tha ajo është që shumë prej tyre marrin fëmijët dhe detyrohen të lypin në rrugë.
Tefta Mejdani: Jam nëna e 4 fëmijëve. Unë punoj në rrobaqepësi. Uën flas në emër të të gjithë banorëve në këtë zonë. Kanë qenë shumë. Tani jemi 5-6 familje. Nuk i marrin në punë. Se i shohin që nuk ka as shtëpi, e shikon njëri me ngjyrë dhe nuk e merr në punë. Nuk respektohen kushtet e komunitet rom. Shumica marrin fëmijët për të lypur. Unë fëmijët i kam shkolluar, të tjerët nuk shkojnë se nuk kanë ca veshin.Iu sjellin mbeturinat këtu, të tjerat i mbajnë për vete. Fëmijëve iu sjellin rroba që nuk u përshtaten.