14:15 | 04/05/2025

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është kritike, propozimet tona janë rrëzuar nga mazhoranca!

Kryetarja e Komisionit të Medias Ina Zhupa , ka reaguar në ditën ndërkombëtare të lirisë së shtypit. Zhupa theksoi se situata e lirisë së mediave është kritike sipas Progres Raportit të Bashkimit Europian të nëntorit 2024 dhe se propozimet e tyre nuk adresohen nga Kuvendi Shqiptar me pengim të mazhorancës.

Ajo shpalosi edhe angazhimet e Partisë Demokratike, ku gazetarët do shikohen si partner në mirëqeverisje dhe transparencë dhe do të krijohet një mjedis më miqësor ndaj tyre në ushtrimin e profesionit.

3 Maj/ Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit!

Kjo ditë e gjen Shqipërinë me urdhër politik për mbylljen e Tik Tok, si një cënim i rëndë i lirisë së shprehjes dhe komunikimit të lirë, cituar edhe në raportet e institucioneve ndërkombëtare.

Situata e lirisë shprehjes dhe lirisë së mediave është kritike sipas Progres Raportit të Bashkimit Europian të nëntorit 2024.

Ende këto nuk adresohen nga Kuvendi Shqiptar me pengim të mazhorancës.

Gjatë vitit 2024 janë evidentuar nga AGSH:
* Sulme fizike: Rastet e gazetarëve Freard Rista, Lorena Resulaj dhe Ersid Karaj, të cilët u dhunuan fizikisht nga subjekte private ose zyrtarë publikë.
* Kërcënime me jetë: Rasti i gazetarit Pirro Nase, i cili u kërcënua pas publikimit të një shkrimi me karakter politik.
* Pengesa në raportim: Garda dhe Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vazhduan të kufizojnë aksesin e gazetarëve në Kuvend.
* Gjuha fyese dhe denigruese: Nga zyrtarë të nivelit të lartë, nga politikanë ndaj gazetarëve
* Intimidim institucional: Kontrolli i telefonave nga Policia e Shtetit ndaj gazetarëve të RTSH-së, rasti i Odeta Gjevorit, Rudi Muçës dhe Armand Brahos, përfaqësojnë presione të drejtëpërdrejta ndaj profesionit.

Partia Demokratike ka në programin e saj:
Përmirësimin e legjislacionit sipas stardarteve të Bashkimit Europian, për më shumë mbrojtje për gazetarët ndaj sulmeve ndaj tyre fizike apo verbale.
Transparencë dhe akses në informacionin me dobi publike për çdo vendimarrje të institucioneve.
Mbrojtje nga paditë SLAPP dhe krijimi i një mjedisi më miqësor ndaj gazetarëve në ushtrimin e funksionit të tyre publik.
Partneritet me shoqatat, sindikatat, asocionet e gazetarëve.

Para
 



Të Fundit