Shoqata Alpinistike Tomorri dhe disa shoqata të tjera sportive të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe qytetare të ndryshëm, do të organizojnë sot në Ditën Ndërkombëtare të Malit, ngjitje alpinistike në malin e Tomorrit.
Dita Ndërkombëtare e Malit është një mundësi për të ndjesuar dhe edukuar në shoqëri kujdesin rreth rëndësisë së maleve në jetë, për të ndriçuar mundësitë dhe pengesat në zhvillimet ekonomike e më gjerë, në zonat malore dhe për të ndërtuar partneritet, qe do të sjellë ndryshime pozitive në malet dhe rafshnaltat e tona.
Kompanitë e ndryshme kanë filluar t’i hedhin sytë nga malet dhe të ndërtojnë partneritet me malesorët për të ngritur biznese që i shërbejnë komunitetit malor, shoqërisë dhe vendit, pa dëmtuar natyrën dhe duke ruajtur ekosistemet.
Po në këtë ditë, organizohet një ngjitje në Majen Jugore të Malit të Tomorit, ku gjendet varri i Abaz Aliut, në lartesine 2379 m. Të gjithë kanë mundësi të bashkohen me grupin e përbërë nga alpiniste të disa shoqatave alpinistike të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Nisja është bërë sot në ora 07.00 nga qyteti i Beratit.