Kreu i Urdhërit të Mjekëve, Fatmir Brahimaj ka folur për FaxNews për Ditën Ndërkombëtare të Mjekëve dhe problemet që hasen nga mjekët dhe i gjithë personeli shëndetësor. Ai e cilëson Ditën e Mjekëve si një simbolikë që shërben për të kujtuar rëndësinë dhe nderuar këtë figurë që përballet çdo ditë me luftën e jetës me vdekjen. Sipas Brahimajt në Shqipëri janë bërë përmisime, megjithatë periudha e tranzicionit e ka përbaltur deri diku figurën e mjekut me dyshimet që janë hedhur mbi ta. Ka ende shumë gjëra për t’u përmisuar dhe kryesisht problemet janë në pagat dhe kushtet e përgjithshme të standardeve të punës. Për Brahimajn largimi i mjekëve të rinj lidhet përpos kërkesës për përmisimin e kushteve dhe me aspiratat e tyre për të arritur sa më lartë.
Fatmir Brahimaj: Faleminderit që na jepni mundësinë të flasim në këtë ditë të rëndësishme për historinë. Është një ditë balancash. Edhe te ne ka arritje, në përmisimin e procedurave, bërjen e ndërhyrjeve të vështira dhe në përgjithësi në përmisimin e standardit. Në të njëjtën kohë ka dhe problematika, kriza e besimit, nuk varen vetëm nga mjhkeët, po problematikat iu janë faturuar atyre. Dhuna ndaj mjekëve është një fatkeqësi, të dhunosh ndaj bluzave të bardha është fatkeqësi, sepse ke një person që lufton përditë të shpëtojë jetën nga vdekja.
Gazetarja: Sa solidar tregohemi ne si shoqëri nda figurës së mjekut?
Fatmir Brahimaj: Edhe në vendin tonë mjeku ka qenënjë figurë e nderuar, në periudhën e tranzicionit u hodhën shumë dritëhije, një shqetësim për të gjthë shoqërinë. Duhen dhënë mesazhet e duhura për mjekët dhe personelin e shërbimit shëndetësor. Do thoja që marrëdhëniet mjek pacient bazohen në dy kolona, respektimi i kodit të etikës nga personale, përgjigjja me kulturë qytetare nga publiku. Besimi është i rëndësishëm në mjekësi, sepse nuk arrihen rezultate pa të.
Gazetarja: Në kohën e pandemisë ishin mjekët në vijën e parë, si e komentoni vështirësinë që ata kaluan?
Fatmir Brahimaj: Kontributi i bërë nga personeli shëndetëso, në momentin e pandemisë tregoi më së irë rëndësine bluzave të bardha, me të drejtë njerëzit i duarttreokitën Fatkeqësisht harrohet shpejt dhe dalin problematikat e mëparshme, me një bashkëpunim të gjithanshëm të bëjë çdo element detyrën e tij, që ta zgjidhim këtë problem për të dyja anët.
Gazetarja: Ju jeni në kontakt të vahzdueshëm me mjekët, cilat janë vështirësite e përditshme që hasen ata?
Fatmir Brahimaj: Pa mohuar arritjet dhe përmisimet, unë do thosha që mbeten akoma problematike përmisimet në kushtet e punës, sepse çdo mjek do ta ëbjë më së miri punën e tij. Të gjithë duan kushte në varësi të problematikave, mbrojta ligjore lë akoma për të dëshiruar, pagesat janë larg asaj që duhet. Problematikat janë të ndryshme.
Gazetarja: Ndalemi te studentët ne fushën e mjekësisë, që mendojnë se pas studimeve duan të ikin jashtë, a është një kambanë alarmi?
Fatmir Brahimaj: Largimi i mjekëve është një tendencë jo vetëm në vendin tonë, nuk lëvizin vetëm nga Shqipëria. Shumica e studiuesve e lidhin këtë fenomen me faktin që mjeku do ta bëjë sa më mirë profesionin, sidomos mjekët e rinj kanë ato ëndërrat e tyre, që mendojnë se mund t’i realizojnë në një vend tjetër. Arsyet janë komplekse, i kemi diskutuar shumë herë, duhet të punojmë të gjithë, që ta çojmë më pak në mendje largimin.