01:39 | 26/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Dita ndërkombëtare e monumenteve/ Ministria e Kulturës premtoi hyrjen falas, Skënderi zbulon të kundërtën

20:46 | 18/04/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dita ndërkombëtare e monumenteve/ Ministria e Kulturës premtoi hyrjen falas, Skënderi zbulon të kundërtën

Ministria e Kulturës njoftoi sot, se për shkak të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve Kulturore, të gjitha monumentet sot do të ishin të hapura për publikun.

Madje paralajmëroi për një sërë aktivitetesh në qytete të ndryshme në Shqipëri, mirëpo sipas kryetarit të Departamentit të Artit edhe Kulturës në Partinë Demokratike, Arben Skënderi, monumentet sot nuk ishin vërtet falas sic u premtua.

Skënderi tregon se sot ka qenë në kalanë e Rozafës në Shkodër, ku është detyruar të paguajë për të hyrë.

“Sot ne diten nderkombetare te monumenteve, ministria e kultures vazhdon shperndan buletine me parrulla e fjale boshe, me aktivitete ne mbare vendin qe nuk ekzitojne e qe ne realitet monumentet sot nuk ishin as falas sic propagandohet.

Une vete bera eksperiencen ne kalane e Rozafes ne Shkoder. 
Parulla prapagande per nisma fantazem ne mbrojtje te monumenteve ne nje kohe kur minstria e kultures eshte pergjegjsja kryesore ne rrenimin, dhunimin dhe shkaterrimin e tyre, nepermjet veprimeve dhe mos veprimeve te saj.

Mjafton te permendim Durresin, Gjirokastren, Lezhen, Tiranen ku nder te tjera pervec zullumeve te dukshme e te prekshme nga publiku i gjere, nxirren cdo jave monumente nga lista e objekteve te mbrojtura per llogari te interesave te mafies se betonit.

Se shpejti do i vij rradha dhe Korces ku zona e mbrojtur muzeale do te reduktohet ndjeshem si ne Gjirokaster per ti hapur rruge ndertimeve dhe shkaterrimit perfundimtar te cka eshte ruajtur me aq mundim.

Kjo eshte panorama e Shqiperise reale dhe gjendjes se monumenteve te saj e jo parullat e komunikatat zyrtare te ministrise se kultures e cila mban pergjegjesi direkte ligjore per gjithe kete.”, shprehet Skënderi.

Njoftimi i Ministrisë së Kulturës

18 prilli, ёshtё shpallur Dita Ndёrkombёtare e Monumenteve tё Kulturёs dhe Siteve Arkeologjike nga organizatat e trashёgimisё botёrore ICOMOS dhe UNESCO, qё prej vitit 1982. Ёshtё dita ku popujt dhe kombet nё tё gjithё botёn e kthejnё vёmendjen nga trashёgimia e tyre kulturore, njihen me vlerat e saj dhe sensibilizohen pёr mbrojtjen dhe promovimin e kёtyre vlerave.

Dita ndërkombëtare e monumenteve dhe vendbanimeve historike paraqet një mundësi për të gjithë Komitetet Kombëtare të ICOMOS-s që të mbrojnë qëllimet e tyre të përbashkëta në të njëjtën ditë.

 Ministria e Kulturës në bashkëpunim me DRKK në të gjithë vendin do të organizojnë aktivitete sensibilizuese në Durrës, Shkodër, Berat, Gjirokastër, Korçë, Elbasan, etj. Më 18 Prill 2017 do të organizohen aktivitete në të gjithë vendin, në një bashkëpunim të MK, IMK dhe DRKK duke patur si qëllim sensibilizimin, ndërgjegjësimin dhe edukimin e popullsisë me dashurinë për trashëgiminë kulturore, me kujdesin e përditshëm për monumentin dhe vlerën kulturore! Kjo do të thotë aktivitet dhe punë e përditshme me shkollat, me banorët, me të rinjtë, me autoritetet lokale. Ata duhet të jenë pjesë e aksioneve kulturore, duhet t’i jetojnë monumentet si hapësirë ku jetojnë dhe jo si dekor i pandjeshëm. Të gjitha nismat, siç është ajo e MK për krijimin e rrjetit “Miqve të Monumentit”, dhe nismat që i shërbejnë këtij edukimi do të vazhdojnë të kenë mbështetjen parësore të Ministrisë së Kulturës, si pjesë e programit të qeverisë “Edukimi përmes Kulturës”.

Sot, në të gjthë vendin të  gjitha monumentet do të jenë të hapura dhe falas për publikun. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: arben skenderiMinistria e KulturesPD
Pas

7.2 kilogramë kanabis në banesën e braktisur në Mat, nuk dihen autorët (VIDEO)

Para

Denoncimi/ “Gazetari largohet pas vetëm dy muajsh nga TCH, Sokol Balla ‘fake news’ në dëm të opozitës”

Para
Denoncimi/ “Gazetari largohet pas vetëm dy muajsh nga TCH, Sokol Balla ‘fake news’ në dëm të opozitës”

Denoncimi/ "Gazetari largohet pas vetëm dy muajsh nga TCH, Sokol Balla 'fake news' në dëm të opozitës"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.