Fran Gjolaj, Zv/President i Shoqates se te Verberve i ftuar në studion e Fax Neës në ditën botërore të “ Shkopit të bardhë” ka sqaruar problematikat që prekin të verbërit në vendin tonë. Fran Gjolaj teksa zbulon simbolikën e “Shkopit të Bardhë” shprehet se shumë persona që e përdorin, fshehin një potencial të madh për gjithë shoqërinë. Gjolaj thekson se të verbërit në Shqipëri e kanë shumë të vështirë, për faktin që infrastuktura e vendit është aspak e mirë për ‘normalët’, jo më për ata.
“Me qëllim që ai të dallohet më mirë nga të tjerët u vendos shkopi I bardhë.
Është simbol se shkopi i bardhë zbulon se ky person është i verbër. Por çfarë fsheh, mund të fshihet një person që ka aftësi apo potenciale të shumta nëse shoqëria apo qeveria vendos t’i përdorë në shërbim të qytetarëve, ka edhe shumë përfitime. Unë jam aksidentuar në moshën 8 vjeçare me granatë. Të jesh i verbër është e vështirë. Nëse bëhesh i verbër në moshë të vogël njeriu ambjentohet më shpejt me këtë problem. Nëse një person bëhet i verbër në moshë të madhe e ka të vështirë. Të jesh i verbër në Shqipëri sepse mungon infrastruktura. Ju jeni dëshmitar vetë i situatës së rrugës. Një njeri normal e ka të vështirë aq më tepër persona me shikim zero.”, tha ai.
Teksa komenton problematikat, Gjolaj thekson se shteti i detyrohet shumë pagesa të vonuara të verbërve që datojnë që nga viti 2005. Për të nëse shteti nuk ka mundësi t’i paguajë shumat e mëdha që i detyrohet të verbërve, mund edhe t’i japë pak nga pak.
“Jam pjesë e bordit krijues të shoqatës që në fillimet e para. Me problemet sociale për t’i lehtësuar sa më pak gjendjen sociale. Tani pasi është ndryshuar kjo pagesë nuk është bërë rritje. Kryetari i Parlamentit zoti Ruçi na ofroi takim. Ne kemi bërë takime me ministrat e Mirëqenies, Klosin në vition 2014-2015 dhe kur ka qenë Olta Xhaçka.
Në vitin 2005 u rritën rrogat minimale por nuk u rritën pagesat tona. Kjo që bëri është krijimi i një borxhi ndaj personave të verbër. Në pamundësi për të bërë këtë kompensim, është e padrejtë se ministria e pranon si detyrim dhe nuk t’i japim. Shumë rrethe, Pukë, Tropojë kanë kërkuar me vendime të formës së prerë.
Ne nuk kërkojmë të mos i marrim menjëherë nëse qeveria nuk ka mundësi t’i paguajë. Zoti Ruçi mori parasysh të trajtojë të gjithë kërkesat tona”, thekson ai.
Intervista e plotë
(J.D/Faxweb.al)