20:09 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Dita Ndërkombëtare e të Drejtës për Informim, Elisa Spiropali: Transparenca, informimi dhe llogaridhënia, prioritete të Kuvendit

11:59 | 27/09/2024
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dita Ndërkombëtare e të Drejtës për Informim, Elisa Spiropali: Transparenca, informimi dhe llogaridhënia, prioritete të Kuvendit

Kuvendi i Shqipërisë mikpriti sot 40 nxënës nga gjimnazi “Petro Nini Luarasi” dhe disa studentë të Universitetit të Tiranës, në kuadër të programit Kuvend-ON, ku të rinjtë zhvilluan një bashkëbisedim me Kryetaren e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare e të Drejtës për Informim.”

Në këtë takim përshëndeti Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, e cila i uroi fillimisht mirëseardhjen nxënësve dhe studentëve si dhe nënvizoi rolin e Kuvendit të Shqipërisë në procesin legjislativ. Znj. Spiropali theksoi se e drejta e informimit është diçka shumë e rëndësishme, ligj me shumë rëndësi që ka të bëjë jo vetëm me informacionin që marrin për ligjet, por edhe me pjesëmarrjen e tyre.
“Programet e Kuvendit kanë për qëllim për ta bërë Kuvendin e Shqipërisë më të hapur, më të aksesueshëm, më transparent për të rinjtë dhe jo vetëm. Përmes Kuvend-On dhe projekteve të tjera në Punishten e Demokracisë apo vizitat në Kuvend, shumë nxënës dhe studentë kanë patur rastin të njihen nga afër me punët që bën Kuvendi i Shqipërisë. E konsideroj me shumë vlerë këtë projekt të Kuvendit. Nga të rinjtë është e nevojshme që të ndjehen si në shtëpinë e tyre. Kuvendi ka deputetët, përfaqësues të popullit, sovranit. Detyrë e tyre është të sjellin zërin e qytetarëve në Kuvendin e Shqipërisë.”-u shpreh znj. Spiropali.

Kryetarja Spiropali vlerësoi si një mundësi të çmuar bashkëbisedimin me të rinjtë ndërsa shprehu mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë ndaj tyre.
“Kjo mundësi për të bashkëbiseduar me ju është e çmuar për mua për të dëgjuar shqetësimet tuaja por edhe për të marrë nga ju ide të ndryshme. Ju duhet të vini më shpesh në Kuvend dhe të propozoni ide. Llogaridhënia është një pjesë tjetër shumë e rëndësishme. Sa të përfshirë janë qytetarët në procesin e vendimmarrjes. Pa angazhimin qytetar nuk ka vlerën që duhet. Besoj se ju jeni të rinjtë që keni dëshirën për të kuptuar më shumë nga Kuvendi. Kuvendi ka disa funksione të rëndësishme. Ka funksionin monitorues, mbikëqyrës për institucionet. Kuvendi ka detyrën për të qenë më pranë qytetarëve duke u siguruar që institucionet e tjera bëjnë detyrën e tyre që shkon në të mirën e qytetarëve dhe në interesin publik.”-u shpreh znj. Spiropali.

Nxënësit dhe studentët zhvilluan më pas një vizitë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Etiketa: Elisa Spiropalikuvendi
Pas

Transportonte 11.5 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Francë

Para

Teliti: Në 6 tetor rrugët e Tiranës do dëgjohen më fort se kurrë, të protestojmë për një shtet të drejtë

Para
Teliti: Në 6 tetor rrugët e Tiranës do dëgjohen më fort se kurrë, të protestojmë për një shtet të drejtë

Teliti: Në 6 tetor rrugët e Tiranës do dëgjohen më fort se kurrë, të protestojmë për një shtet të drejtë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.