Këshilltari i Ilir Metës, Emiliano Aleksi, feston sot ditëlindjen e të birit. Në këtë përvjetor, Aleksi nuk kishte si të mos e uronte djalin e tij Roelin.
“I dashur Biri im! Edhe pse jetojmë në këtë botë të komplikuar , qëndro i thjeshtë , edhe pse jetojmë në këtë botë të padrejtë , qëndro i i saktë , edhe pse jetojmë në këtë botë të pandershme , qëndro i ndershëm, edhe pse jetojmë në këtë botë të rreme , qëndro i vërtetë ! Por mbi të gjitha , mundohu të jetosh ,ndërsa jeton në këtë botë që ka pak dashuri dhe mundohu të duash .. Por akoma më shumë mëso të jetosh , sepse , pavarësisht nga çdo gjë , do ta duash gjithsesi botën…”, shkruan Aleksi.
Këshilltari i Metës ashtu sikurse çdo prind tjetër shprehet se dëshiron që nga i biri të mos largohet kurrë gëzimi, megjithatë shton se ai duhet edhe të sakrifikojë ndonjëherë.
I dashur Biri im ! Ti duhet te shohesh më shpejt me sytë e shpirtit para atyre të ballit se ç’është e mirë dhe e keqe?!
Sepse Ti duhet te i njohesh detyrimet kundrejt vetvetes, dhe ato kundrejt të tjerëve. Dëshiroj që kurrë mos të largohet gëzimi prej teje. Jeto, Duaj, Qeshu,Sakrifiko,për këdo dhe për cilindo që ke në zëmër dhe për zëmër. Tё puth! #Gezuar_Biri_im!”, shton Aleksi. (D.D/Shuplaka)