Mbretëresha Elizabeth IIdo të hyjë në një periudhë zie, që do të thotë se do të ndërpresë punët e saj shtetërore ndërsa vajtimi do të zgjasë tetë ditë pasi bashkëshorti i saj, Princi Philip, Duka i Edinburgh-ut ka ndërruar jetë në moshën 99-vjeçare.
Sipas mediave ndërkombëtare, mbretëresha Elizabeth ishte personi që lajmëroi vdekjen e burrit të saj. “Me hidhërim të thellë Mbretëresha shpall vdekjen e bashkëshortit të saj të dashur, lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut. Lartmadhëria e Tij ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kështjellën Windsor. Njoftimet e mëtejshme do të bëhen në kohën e duhur. Familja mbretërore bashkohet me njerëzit anekënd botës për të mbajtur zi për humbjen e tij”, thuhet në njoftin e pallatit mbretëror.
Në vijim, procedura e rreptë për atë që ndodh më pas pas vdekjes së Filipit është pjesë e një plani të rreptë të quajtur “Operacioni Ura e Katërt”.
Pallati Britanik menjëherë pas vdekjes së Princit Philip do të ndjekë, sipas raporteve, planin e Operacionit Ura e Katërt, i cili rendit të gjitha planet dhe zgjedhjet e Dukës së Edinburgut për varrimin e tij.
Deklarata e Vajtimit Kombëtar
Siç pritej në Britaninë e Madhe është deklaruar ditë Zie Kombëtare, ku sot flamujt janë ulur në gjysmështizë në nderim të lartmadhërisë, prezantuesit e lajmeve që do të njoftojnë lajmet do të veshin të zeza dhe deputetët do të mbajnë shirita të zinj.
Mbretëresha gjithashtu do të hyjë në një periudhë zyrtare zie që do të zgjasë 30 ditë dhe më pas ajo do të kthehet në detyrat e saj mbretërore.
Funerali
Princi Philip nuk donte një funeral të madh. Ai kishte deklaruar se dëshironte diçka të thjeshtë. Ceremonia ka shumë të ngjarë të zhvillohet në St. George’s Chapel në Windsor Castle dhe si një veteran i Marinës Mbretërore ka kërkuar një funeral ushtarak. Varri i tij do të jetë në Xhennetet Frogmore, varrezat e familjes mbretërore. Normalisht, të gjithë miqtë dhe përfaqësuesit e Komonuelthit priten në funeral, por duke pasur parasysh ndalimet e pandemisë, kjo mund të mos jetë e mundur.
A do të ndryshojë rendi i trashëgimisë në fron?
Pas vdekjes së Filipit, rendi i trashëgimisë nuk do të ndryshojë. Princi Charles mbetet i pari në radhë për fronin britanik, i ndjekur nga Princi William dhe tre fëmijët e tij, George, Charlotte dhe Louis.