15:47 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Ditë zgjedhjesh, bullgarët votojnë sot për qeverinë e re

11:29 | 26/03/2017
në Bota, Flash, Te Gjitha
0
Ditë zgjedhjesh, bullgarët votojnë sot për qeverinë e re

Qytetarët e Bullgarisë votojnë sot në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, të cilat mbahen pasi që kryeministri Bojko Borisov nga partia e djathtë Qytetarët për Zhvillim Evropian të Bullgarisë, dha dorëheqje pas humbjes së kandidates së tyre në zgjedhjet presidenciale.

Mbi 6,8 milionë bullgarë me të drejtë vote do të ushtrojnë vullnetin e tyre në qendrat e votimit të cilat janë hapur prej orës 7 sipas orës lokale dhe pritet të mbyllen në 20:00.

Sipas anketave të fundit, partia e Borisov sërish mund të fitojë numrin më të madh të votave. Analistët vlerësojnë se kjo parti shumë lehtë mund të formojë koalicionin qeveritar, ndonëse parashikohet që kjo qeveri do të jetë jo stabile.

Borisov, kryeministri i vetëm që nga rënia e komunizmit që është zgjedhur në dy mandate, në nëntor dha dorëheqje, duke përmbushur premtimin se do të japë dorëheqje nëse kandidati i tij pëson humbje në zgjedhjet presidenciale.

Partia e tij premton luftë kundër korrupsionit, ngritjen e pagave minimale në 332 euro dhe pagës mesatare në 766,9 euro në katër vjetët e ardhshëm.

Konkurenti kryesor do të jetë koalicioni i së majtës BSP, e cila në zgjedhje hyn pas fitores bindëse të kandidatit të saj Rumen Radev në zgjedhjet presidenciale në nëntor të vitit të kaluar.

Liderja e së majtës, Kornelia Ninova tha se do të ndryshojë sistemin tatimor me vendosjen e tarifave të njëjta prej 10 për qind për të gjithë qytetarët, me përjashtim të atyre që fitojnë më shumë se 5.000 euro në muaj, të cilët do të tatimohen me 20 për qind.

Sipas analizave, partitë tjera nuk kanë ndikim të madh në situatën politike në Bullgari, e cila vlerësohet si jo stabile. Ndryshe, Parlamenti bullgar ka 240 vende.

 

Etiketa: bullgaridite zgjedhjesh
Pas

Rrëfehet Ami, tregon vesin e saj: Të tjerët nuk e durojnë dot

Para

Veliaj nuk ndalet: Pas pagesës së qeseve, do të vemë gjoba të rënda

Para
Veliaj nuk ndalet: Pas pagesës së qeseve, do të vemë gjoba të rënda

Veliaj nuk ndalet: Pas pagesës së qeseve, do të vemë gjoba të rënda

Discussion about this post

 



Të Fundit

Transformimi i aeroportit “Nënë Tereza”/ Rama inspekton punimet, projekti inovativ falë bashkëpunimit me arkitektin Marco Casamonti

“Ushtroni të drejtën tuaj”/ Presidenti Begaj mesazh qytetarëve para heshtjes zgjedhore: 11 maji, test i rëndësishëm pjekurie politike

PD kërkon shkarkimin e Erion Veliaj: Mungon prej 3 muajsh! Më 12 maj të mblidhet Këshilli Bashkiak

UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve

Krimet zgjedhore! Prokuroria bën bilancin: 54 kallëzime penale, 23 procedime të regjistruara

Projekti i arkitektit Casamonti në aeroportin e Tiranës, Rama: Do të jetë ndër më të bukurit e Europës

Zgjedhjet e 11 majit, qytetarët mund të tërheqin kartat e identitetit edhe të shtunën

Vatikan/ Mesazhi i Papa Leo XIV në meshën e parë: Shpresoj që Kisha të sjellë dritë në netët e errëta të botës!

Etapa e III e Giro d’Italias/ Policia e Vlorës publikon masat: Ja rrugët që do të bllokohen

Shoferi 24-vjeçar humb kontrollin e motorit, përplas 70-vjeçarin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.