Kjo është ditë zie e dhimbjeje për familjen e Harry Styles, për 23-vjeçarin këngëtarin dhe ish liderin e grupit famoz “One Direction”. Ky grup është një nga grupet më të preferuar të adoleshentëve në botë. Partneri i nënës së tij Anna Cox, humbi jetën në moshën 57-vjeçare pas një beteje me kancerin.
Ky një lajm shumë i hidhur edhe për vetëm këngëtarin. “Njerku i Harryt, Robin Twist, fatkeqësisht u nda nga jeta pas nje beteje të gjatë me kancerin. Familja kërkon t’i respektohet privatësia në këtë moment”, shprehen të afërm të këngëtarit.
Sipas “Daily Mail”, këngëtari është i shkatërruar nga humbja pasi kishte një raport shumë të afërt me të, aq sa Harry kishte qenë dëshmitar në martesën e të ëmës. Për këngëtarin ai ishte babai i tij edhe pse në të vërtetë ishte njerku. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post