18:42 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ditëlindja e Azem Hajdarit, Spahiu: Të lutem, mos e lejo Rudinën ta nxjerrin në pritë si ty

21:18 | 11/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ditëlindja e Azem Hajdarit, Spahiu: Të lutem, mos e lejo Rudinën ta nxjerrin në pritë si ty

Ish- kryetari i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu përmes një postimi në rrjetet sociale, ka kujtuar ditëlindjen e Azem Hajdarit në të njëjtën ditë kur e bija e tij Rudina Hajdari, nga Amerika konfirmoi se nuk do ta djegë mandatin e deputetes.

Sipas Spahiut, Partia Demokratike është shndërruar nga partia e të rinjve në parti të pleqve ku sipas tij vendimet i merr ende ish-kryetari i saj Sali Berisha.

Ai shkruan gjithashtu se Azem Hajdari ishte me fat që nuk i nohu liderët e sotëm të partivë më të mëdha në vend si dhe e mbyll shkrimin e tij me këto fjalë: “Por nëse sot do ishim bashkë, ata s’do ishin aty! Të lutem Azem, mos e lejo Rudinën ta nxjerrin në prit si ty”.

Statusi i plotë i Kreshnik Spahiut:

Në datëlindjen tënde Azem, dy të vërteta po ti them

I dashur Azem,

Atë natë mbërita i pari në shtëpinë tënde. Ishte terr dhe qielli gjëmonte më fort se krismat e kallashnikovit. Ishte nata ku mijëra demokrat shpërthyen në vaj. Rreth orës 16.00 më telefonove dhe më the të takoheshim në mbrëmje pasi do ktheheshe nga mitingu në Muzeqen e Myslym Murrizit. Ti u ktheve por si gjithmonë të kishin zënë prit në oborrin e PD, këtë rradhë për të të larguar përgjithmonë nga ëndrrat e tua. Krismat e kallashnikovit më bën të vrapoja drejt familjes tënde. Nuk doja që ata të ishin vetëm. Atje gjeta Kirin dhe Rudinën të përlotur rreth Fatmirës e cila mbante Azemin e ri ende 6 muajsh brenda saj. Nuk do ti harroj kurrë sytë e Rudinës. Janë identik të pandryshuar edhe sot. Në sytë e saj lexoja trishtim, panik, melankoni, vuajtje, dhimbje dhe hakmarrje! Shumë gjëra rrodhën dhe kohët ndryshuan.

8 vite pas vrasjes tënde, në parti u shfaq një djalosh, mik i familjes Berisha. Kishte punuar përkthyes 1 vit në Mitrovicë. Erdhi dhe mori plot dhurata. Ditën e parë të punës mori dy rroga. Një si Ministër dhe rroga tjetër si deputet. I dashur Azem ti e krijove dhe u flijove për atë parti por Berisha s’të lejoj kurrë të bëheshe ministër. Tashmë erdhi koha e maskarenjve por e atyre që ti si njohe kurrë dhe fatmirësisht as dorën nuk u ke dhënë në jetë. Në Shqipëri u kthye edhe një tjetër emigrant që prej shumë vitesh drejton Shqipërinë. Ai quhet Edi Rama, i cili me kursimet si emigrant ka blerë një fshat dhe është jo vetëm lider i shqiptarve por e quajnë lider global.

Të dy emigrantët që ti nuk i njohe kurrë, Luli dhe Edi janë dyshja më e dashur por dhe më të urryer për popullin.

Pas disa vitesh vajza jote e shkëlqyer, Rudina braktisi Ëashingtonin dhe profesionin, për tu ngujuar në çadrën e tradhëtisë. U ngujua 90 ditë sepse besoi që kauza e një Republike të Re po frynte në Shqipëri. Në fund ajo çadër u mbyll me gjithë kauzat, për të hapur një epokë të re: Koalicionin historik teknik PD-PS. I dashur Azem, Shqipëria s’ka ndryshuar aspak madje ka shkarë poshtë e më poshtë por PD-ja ka ndryshuar 100%. 

Aty nuk ndodhet askush nga ata që le pas. Disa u vranë, disa vdiqën në aksidente, disa ikën emigrant, dhe gjithë themeluesit e tjerë janë papunë rrugve. 100% e themeluesve të vitit 1990 i largoi. I ka fshirë nga faqja e dheut doktori që vazhdon të jetë kryetar por vetëm ka ndryshuar zyrën dhe i jep rrogën Lulzim Bashës që ti hap dhe mbyll derën. E kam të vështirë ta përshkruaj portretin e Lulzimit se ai s’ka as ngjyrë dhe as pigment. Nuk është as prej mishi dhe as prej gjaku. Thjesht një produkt hibrid si përzierje e kauçukut me plastelinën.

Dje Berisha kërcënoi Rudinën. Tentoj ta fyente rëndë, ashtu siç di ai. Dje ai tha: “Rudina është  e bija e të jatit”. Nuk e fshehu urrejtjen që ka pasur dhe ka ende për ty. Më pas deklaroi se: “Rudinën do e ndjek fati i Myslym Murrizit”

Ata janë sërish rrugëve dhe protestojnë se nga 1.2 milion votues janë katandis në 300 mijë. Nuk janë më as të thjeshtë dhe as të varfër. U pasuruan shumë. Kanë aq shumë para sa s’ka bankë zvicerane që t’ia u depozitoj. Pretendojnë se kanë nisur Revolucion por studentët në dhjetorin e dytë e përzun,  Lulin, Edin, edhe Saliun. PD nga partia e rinisë është shndërruar partia e pleqve, Nga partia e qytetare, është bërë totalisht provinciale, Nga parti pro amerikane, sot ka gjithë perëndimin kundër saj.

Gëzuar ditëlindjen Azem, ishe me fat që nuk e njohe kurrë as Lulin dhe as Edi Ramën. Shqipëria pret që Rudina të vazhdojë kauzën për një Shqipëri ndryshe që nuk mundëm ta bënim unë dhe ti. Por nëse sot do ishim bashkë, ata s’do ishin aty! Të lutem Azem, mos e lejo Rudinën ta nxjerrin në prit si ty.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: azem hajdarikreshnik spahiu
Pas

Pas vendimit të Rudina Hajdarit, vjen reagimi i PD-së: Nga sot ajo nuk përfaqëson më Partinë Demokratike

Para

Rrëzimi i avionit me 157 pasagjerë/ Greku falenderon zotin që humbi fluturimin

Para
Rrëzimi i avionit me 157 pasagjerë/ Greku falenderon zotin që humbi fluturimin

Rrëzimi i avionit me 157 pasagjerë/ Greku falenderon zotin që humbi fluturimin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vuçiç shpërthen kundër Kosovës: Falenderoj Ukrainën për respektimin e integritetit territorial të Serbisë. Në samit nuk kishte asnjë përfaqësues të Prishtinës

Rama e Berisha kundër kërkesës së gjyqtarëve për rritjen e pagave, reagon Kushtetuesja: Jemi të pavarur në vendimmarrje, e papranueshme vënia në dyshim e autoritetit tonë

Krijohet Bordi i Përbashkët për Mitrovicën e Jugut dhe atë të Veriut, Albin Kurti: Do ta shtojë bashkëpunimin ndërmjet dy komunave

1 milionë ushtarë rusë të vrarë e të plagosur, Ukraina raporton shifrat: Kjo është kosto e Moskës nga nisja e luftës

Në kërkim ndërkombëtar nga Hungaria, pas 1 viti paraburgim, Apeli liron 39-vjeçarin

Trump zbulon “Kartën e Artë”, hapen rezervimet online për shtetësinë amerikane

Serbia planifikon projektin “Trump Tower” në vendin simbolik të bombardimeve të NATO-s në Beograd

Federata Serbe zbulon stadiumin ku do të presë Shqipërinë më 11 tetor! Sfida do të luhet në ‘Rajko Mitić’, më i madh në Serbi

Tension para FSHF: Gent Progni vendos flamuj të UÇK-së, përplasje me një person të sigurisë private

Shkëlqim Shehu kërkon rishqyrtimin e rezultatit në Tropojë, ja data kur do jepet vendimi nga Kolegji Zgjedhor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.