15:05 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ditëlindja e parë pa të, MESAZHI prekës i vajzës së Dritëro Agollit: Ai më mungoi sot më tepër se çdo herë

23:32 | 20/07/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘’ Ishe lodhur duke më pritur e kur unë erdha ishte tepër vonë’’, rrëfimi i Elona Agollit për babushin e saj

Vajza e shkrimtarit të madh Dritëro Agollit, Elona, feston sot ditëlindjen. Pavarësisht se kjo është një ditë gëzimi për të, Elona Agolli duket se e ka ndjerë shumë mungesën e të atit, i cili ka ndërruar jetë në shkurt të këtij viti.

Në një mesazh falenderimi për të gjithë miqtë dhe ndjekësit e saj që e kanë uruar, Elona i ka kushtuar shumë rreshta babait të saj të ndjerë.

“Ju faleminderit ; jam ndjere mire nga përgëzimet, por ka qene edhe nga te vetmet datelindje , qe jam ndjerë në ankth . Pasi prisja një urim sapo dita mori pushtetin e saj . E me pushtoi ankthi i mungeses se atij urimi , fjalët e te cilit gdhendnin gjurmë jo në kujtesë , por drejt në shpirt . “- Hajde gëzuar , Sa yje ka qielli , aq urime të jap unë sot në këtë ditë. “- zëri më vjen si jehonë, duke u dallgëzuar e furishëm ato dallgë më godasin , atë të padukshmin shpirt . 

Ka muaj që më mungon ai zë , më mungon në të përditshmen time gri . Por ai më mungoi sot më tepër se çdo herë, pasi urimi i tij ka ngjyrat e kujtesës së asaj dite të largët kur ndërsa pritej lindja ime , gjyshi Riza lëngonte në orët e fundit e kur im Atë i rrëfeu për lindjen e fëmijës , ai i kërkoi hekurin për ta prekur e për të dhënë bekimin e tij : Jetëgjatë sa hekuri . 

Urimi ka ndjenjën atërore që është përkujdesur aq shumë për të formuar “njeriun” në radhë të parē , e më pas të mençurit e të kulturuarit bij .
E megjithatë fort ju falenderoj , pasi e di qe bashkë me urimet tuaja , ndani dhe respektin dhe mendimet edhe per Dritëroin , të dlirin at.
Rrofshi – do të thoshte ai.”, shkruan Elona Agolli.

Kujtojmë se shkrimtari i madh Dritëro Agolli, i cilësuar edhe si kollosi i letrave shqipe, ndërroi jetë më 3 shkurt të këtij viti, për shkak të problemeve në mushkëri. Vajza e tij Elona e ka ndjerë shumë mungesën e babait dhe këtë e ka treguar me postimet dhe dedikimet e herëpashershme në rrjetet sociale. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Dritero AgolliElona Agolli
Pas

Nuk pritej, në klipin e Coldplay shfaqen veshjet kombëtare shqiptare (VIDEO)

Para

4 metodat që parandalojnë dhe trajtojnë thoin e futur në mish

Para
4 metodat që parandalojnë dhe trajtojnë thoin e futur në mish

4 metodat që parandalojnë dhe trajtojnë thoin e futur në mish

Discussion about this post

 



Të Fundit

Policia Rrugore e Tiranës – Kontrolle intensive, 24/7, për sigurinë në rrugë

Polonia vendos kontrolle kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë

Korçë/ Inaugurohet godina e re e Konsullatës së Greqisë, në ceremoni marrin pjesë ministrat Hasani dhe Gerapetritis

Bashkëpunim i qëndrueshëm Shqipëri–Gjermani: Policia e Shtetit pajiset me teknologji të lartë nga BKA

Kryemadhi i përgjigjet “flakë më flakë” Metës: Fans i Zegjinesë

Arrestohet në Morinë shtetasi me armë të fshehur në automjet(EMRI)

Berisha për hetimet ndaj Bankers: Nuk mbroj asnjë kompani, por të vërtetën! Prokurori veproi nën diktatin e Lubisë

Situata e zjarreve në vend/ 6 vatra aktive në disa bashki, mbi 65 hektarë tokë të djegur

“Prokurorja Gjeli legalizoi krimin në zemër të Thethit”, Rama: Do t’i përcillet Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Trump: Jemi afër një marrëveshjeje për Rripin e Gazës, mund të arrihet brenda javës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.