Pas një sezoni mjaft intesiv nën drejtimin e emisonit të saj ‘’Tonight” Ilva Tare i ka merituar ca pushime buzë detit, e sidomos duke ditur që është dhe në pritje të ëmbël.
E shoqëruar nga vajza e saj Melody dhe bashkëshorti Selami, familja duket se ka zgjedhur pushimet në det për t’u relaksuar.
Së fundi Ilva ka postuar një foto ku shihet qartë barku i rrumbullakosur, dhe ndoshta djali do të jetë drejt ditëve të fundit të pritjes.
Veshur sport Ilva duket mjaft e qetë me pamje nga deti. Shpresojmë që në ditët e fundit të pritjes të ketë sa më shumë lehtësi për Ilvën.
(E.K/SHUPLAKA)