20:17 | 27/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ditmir Bushati: Shkodra si “principatë” rebele dhe kreative, ja kishte qejfi ta thoshte “i fije” n’gegnisht “Shkodra që dum”

16:56 | 28/06/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ditmir Bushati: Shkodra si “principatë” rebele dhe kreative, ja kishte qejfi ta thoshte “i fije” n’gegnisht “Shkodra që dum”

Ministri i jashtëm i Shqipërisë i cili u zgjodh deputet në qarkun e Shkodrës nga radhët e Partisë Socialiste ka falenderuar Shkodrën për mbështetjen e dhënë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Ai thotë se Shkodra tani është e përfaqësuar nga lista e Partisë Socialiste e cila nuk kërkonte vota por mbështetje për të sjellë projekte e investime në Shkodër.

“Sot, Shkodrën që dum e kemi të përfaqësuar në Kuvend nga lista e Partisë Socialiste. Nga lista e shkodranëve të punës si Luani. E shkodraneve luftarake si Senida, e malësorëve të palodhur si Paulini. E njerëzve që nuk kërkonin vota, por kërkonin mbështetje. E njerëzve që nuk kërkonin pushtet, por akses që të sillnin më shumë projekte e investime për Shkodrën”, deklaron Bushati.

REAGIMI I PLOTË:

Sllogani i kësaj fushate ishte “Shqipëria që duam”! Shkodra si “principatë” rebele dhe kreative, ja kishte qejfi ta thoshte “i fije” n’gegnisht “Shkodra që dum”.

Sot, Shkodrën që dum e kemi të përfaqësuar në Kuvend nga lista e Partisë Socialiste. Nga lista e shkodranëve të punës si Luani. E shkodraneve luftarake si Senida, e malësorëve të palodhur si Paulini. E njerëzve që nuk kërkonin vota, por kërkonin mbështetje. E njerëzve që nuk kërkonin pushtet, por akses që të sillnin më shumë projekte e investime për Shkodrën.

E kam thënë thuajse në çdo takim gjatë fushatës zgjedhore që armiku i Shkodrës është varfëria, padrejtësia, pabarazia sikundër politika e ndasive që e ka mbajtur Shkodrën në kthetrat e së shkuarës.

Ne, shkodranët kemi vullnet të hekurt! E ndërtojmë dhe e rindërtojmë “Rozafën” sa herë të jetë e nevojshme, dhe këtë duhet e do ta bëjmë sa të kemi fuqi!

Për Shkodrën që reflektonte në sytë e mijëra vajzave dhe djemve, që na ndoqën kudo të mërzitur nga keqpërfaqësimi i deritanishëm e të neveritur nga lloj lloj personazhesh që më shumë kanë lidhje me filmat me mafioze që administrojnë interesa kriminale se sa me Shkodrën që dum, duhet ta ngrejmë “Rozafën”.

Për Shkodrën e qindra dhe mijëra shkodranëve të lodhur nga hallet, por të pa mposhtur nga pazari i votës, duhet ta ngrejmë “Rozafën”. Duhet ta nxjerrim nga harta e varfërisë për ta rifutur në rrugën e zhvillimit. Është një luftë që nuk fitohet veç me një betejë.

Rozafa sot është simbol i shpresës, optimizmit, dinjitetit, mirëqenies. Rozafa sot jemi të gjithë ne me sytë nga Shkodra që dum.

Faleminderit Senidë, Paulin, Luan, Teuta, Vilson, Myzafer, Bledianë, Pjetër. Faleminderit posaçërisht Paulin Lulit, i cili solli një rezultat spektakolar nga Puka dhe Fushë Arrëzi dhe që e meritonte plotësisht mandatin për fushatën me zemër e plot dinjitet. Por loja e numrave shpesh është e padrejtë!

Sot pas shumë vitesh keqpërfaqësimi, keqkuptimi e keqadministrimi me Shkodrën, kemi nje ekip grash e burrash normal që jetojne me dhe për Shkodrën, e jo me pushtetin e radhës për shkak të frikës që kanë nga drejtësia, të gatshëm për ta përdorur mandatin e fituar në funksion të zhvillimit të Shkodrës. (B.H/Shuplaka)

Etiketa: Ditmir Bushati- Shkodra
Pas

Viktor Tushaj i përgjigjet Pjerin Ndreut: Gjynah që Parlamenti i ardhshëm do ketë disa policë

Para

Priten zjarre në qershor dhe korrik, Emergjencat Civile zbulojnë kush janë qarqet e rrezikuara

Para
Zjarr i madh në një pyll në Bulqizë në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve

Priten zjarre në qershor dhe korrik, Emergjencat Civile zbulojnë kush janë qarqet e rrezikuara

Discussion about this post

 



Të Fundit

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

Politico: Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

Trump kërcënon Kaliforninë me ndërprerje fondesh pas pjesëmarrjes së sportistes transgjinore në garat e femrave

Hetime për krime zgjedhore në Elbasan/ Kontrolle në banesën e një biznesmeni, gjenden para

Kërcënim global për shëndetin, epidemitë rikthehen për shkak të rënies së programeve të vaksinimit

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e qershorit

Transferimi i katërt në Gjadër/ Anija “Spica” niset nga Brindisi, 30 emigrantë me kombësi të ndryshme drejt Shqipërisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.