Ditmir Bushati ka reaguar për humbjen e babait të tij për të cilin raportuam më herët se është ndarë nga jeta. Ish-ministri i Jashtëm dhe njëherësh deputet i Kuvendit, shkruan se i ati është ndarë nga jeta në Boston të SHBA pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë.
Ai i ka dedikuar disa fjalë të ndjera të atit për të cilin thotë se për të është shuar drita udhëheqëse ‘dashuria e së cilës na ndriçon rrugën’.
Bushati ka treguar edhe se si e shikonte i ati që tashmë nuk jeton të ardhmen teksa e cilëson si optimist dhe me zemër të madhe.
“Im Atë u shua sot në Boston, pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen e fëmijës për prindin kur shuhet drita udhëheqëse, dashuria e së cilës na ndriçon rrugën.
E ardhmja është një premtim, thoshte shpesh ai, dëshmi e shpirtit optimist e zemrës së madhe me të cilin jetoi jetën. Prehu në paqe i shtrenjti ynë!”, shkruan Bushati.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post