18:29 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Divorcet në rritje, boom padish për pension ushqimor, ekspertët: Duhet VKM për minimumin jetik për fëmijët

08:15 | 28/10/2019
në Aktualitet, Flash, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Disa nga shenjat që tregojnë se një çift do të divorcohet shumë shpejt

Procese të shumta të zgjidhjeve të martesave kryesisht, nxjerrin në pah ditë pas dite problemin e referimit të minimumit jetik, i cili nuk përkon me përmbushjen e nevojave bazike të fëmijeve. Në vitin 2017, sipas të dhënave më të fundit të raportimit nga INSTAT, norma e divorcit pësoi sërish një rritje, duke arritur 19.9 divorce në 100 martesa.

Ekspertët e fushës ligjore sakaq, kanë raportuar një rritje të gjyqeve edhe këtë vit, që lidhen me problemin e pensionin ushqimor, që në rast divorcesh po në rritje, babai ka detyrimin ligjor të paguajë fëmijës/fëmijëve.

“Masa e pensionit ushqimor, (7000 lekë në muaj), rezulton diskriminuese në çdo rast e nuk përfaqëson kurrsesi interesin më të lartë të fëmijëve. Mungesa e references së një akti të tillë, ka prekur drejtpërsëdrejti mijëra fëmijê përgjatë kêtyre viteve e vijon të prekë sërish të tjerë ditë pas dite, duke cënuar kësisoj një standard të pranueshëm. Nevojitet një trajtim specifik i këtij problemi, detyrim parësor i insitucioneve të linjës, një studim i mirëfilltë me specialistë të fushës, drejt krijimit të një standarti i cili presupozon plotësimin e nevojave fizike, psikologjike dhe sociale të çdo fëmije, në mënyrë të pajtueshme me dinjitetin e duhur të sejcilit, referuar standarteve ndërkombëtare caktuar për këtë qëllim.”-pohon av. Denisa Daka, duke shtuar se në dyert e Gjykatës, në mes ccështjeve familjare, ka një rritje padish për pensionin ushqimor.

“VKM e munguar lidhur me minimumin jetik për fëmijë, penalizon ditë pas dite shumē familje. Ende nuk ka një studim të mirëfilltë lidhur me minimumin jetik për fëmijë, nismë e cila nuk u morr në asnjë rast nga insitucionet përgjegjëse këtu e për pasojë nuk ekziston një VKM orientuese e detyruese për këtë qëllim.”-shton avokatja, duke cilësuar si tejet të rëndësishme edhe domosdoshmërinë që në buxhetin e shtetit të aprovohet një zë i posaccëm për këtë shkak.

Sipas Gjykatës së Tiranës, paditë për pension ushqimor gjatë këtij viti, nga janari deri në 20 tetor, janë janë në total 22, ndër të cilat vetëm 12 çështje janë përfunduar dhe 8 të ankimuara. Sipas specialistëve, kjo ndodh në rastet kur bashkëshorti pjesë e procesit të divorcit, mohon dhënien e pagesës mujore së detyruar për fëmijën ose caktohet nga vetë gjykata pagesa minimale e parashikuar.

Psikologët pranë Gjykatës së Tiranës kanë deklaruar më parë për “Monitor” se dy nga katër nëna të divorcuara nuk marrin pagesën e plotë të mbështetjes së fëmijës. Disa të tjera detyrohen të braktisin punën që kanë pasur më parë, në kushtet e kërkimit të një pune të përshtatshme edhe me oraret e fëmijëve (ekonomikisht nuk përballohet prania e një dadoje apo kopshti/shkolle private). Gjatë procesit të kërkimit të punës, shpesh hasin paragjykime apo vështirësi.

Etiketa: divorcet ne rritjeshtohet numri i divorceve
Pas

Al-Baghadad vdiq “si qen”, por ja kush është kreu i ri i ISIS (FOTO)

Para

“Punëtoret” seksi bllokojnë trafikun në Britani, FOTOT e frikshme

Para
“Punëtoret” seksi bllokojnë trafikun në Britani, FOTOT e frikshme

“Punëtoret” seksi bllokojnë trafikun në Britani, FOTOT e frikshme

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjermania del hapur pro Izraelit, kancelari Merz: Regjimi i mullahëve ka sjellë vetëm vdekje dhe shkatërrim në botë

Zv/presidenti i SHBA, JD Vance paralajmëron: Trump mund të ndërmarrë veprime të mëtejshme kundër Iranit

Garda Revolucionare: Ushtria iraniane ka goditur qendrën e inteligjencës ushtarake izraelite në Tel Aviv”, Garda Revolucionare deklaratë

Ambasadori i Iranit, deputetëve britanikë: S’kemi ndërmend të krijojmë bombën bërthamore

Sezoni turistik në Vlorë, mungojnë hapësirat publike, 150 biznese pajisen me leje

Efektivët 12 orë në punë në zonat bregdetare, kufizohet lëvizja e mjeteve të rënda

Nuk ka qetësi në Lindjen e Mesme! Ushtria iraniane godet qendrën e inteligjencës ushtarake izraelite në Tel Aviv

Iran: 35 gra dhe 10 fëmijë midis viktimave që nga nisja e sulmeve, 1 800 të plagosur

“Thellësisht i shqetësuar”- Presidenti kinez komenton për herë të parë konfliktin Izrael-Iran

Sulmet Izrael-Iran, Trump mbledh Kabinetin e Sigurisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.