17:18 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Divorcin nuk e kam përjetuar si dramë, ishte i destinuar të ndodhte”, Juli Xhokaxhi tregon sakrificat si nënë e vetme (VIDEO)

11:56 | 20/04/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
“Divorcin nuk e kam përjetuar si dramë, ishte i destinuar të ndodhte”,  Juli Xhokaxhi tregon sakrificat si nënë e vetme (VIDEO)

Gazetarja Juli Xhokaxhi ditën e djeshme ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” në TvKlan.  Në këtë emision gazetarja e ekranit ka qenë e shoqëruar nga djali i saj, ku e ka prezantuar për hetë të parë me publikun shqiptar.

“Kur ishte Oreni i vogël kam dhënë intervista, por tani e kam për hërë të parë dhe është interesante se ai është individ më vete tani. Ka qenë shok gjithmonë. Që kur ishte i vogël e kisha gjithmonë këtë tendencën, ndoshta kështu më kanë trajtuar prindërit mua, të paktën këtë ka bërë babai im, më ka trajtuar gjithmonë si shoqe, ka përdorur gjithmonë logjikën e të rriturit. Këtë kam tentuar të bëj, e kam trajtuar gjithmonë si shok. I jam hapur për gjëra me masë sigurisht, për të marrë mendimin, për të parë logjikën për t’i hapur rrugën që edhe ai të më hapet pak nga pak. Nuk e arrita plotësisht që të më hapet për të gjitha gjërat por deri diku ok, dhe këtë marrëdhënie kemi edhe në shtëpi. Në një farë mënyre shok, ka shumë gjëra që i diskutojmë.”, u  shpreh gazetarja.

Më tej ajo tregon se vështirësitë e lindjes së djalit të saj të vetëm. “Orenin e kam lindur në 1998 dhe ka lindur në Tiranë, këtu te materniteti i vjetër. Në atë kohë mund ta marrësh me mend si ishin kushtet. Unë linda me operacion, atëherë bëhej narkoza gjenerale, thjesht përpiqeshin të më zgjonin, përpiqesha të merrja frymë. Kontakti i parë me Orenin më dha një ndjesi të jashtëzakoshme. Nuk ishte dashuri, pata një dhimbsuri të pafundme, një ndjesi që ajo krijesë aq e vogël me baluke me vijë në anë varej 100 për qind nga unë…”, tha gazetarja.

Gjatë rrëfimit të saj ajo na tregon se jeta pas lindjes së tij nuk ishte më njëlloj për Julin.  “Isha shumë e vogël, vetëm 22 vjeҫ. Ardhja e Orenit ishte një ndryshim 100 për qind për jetën time. Unë isha shumë e përkëdhelur nga familja ime. Jam vajzë e vetme me një vëlla dhe prindërit më kanë falur një dashuri të jashtëzakonshme. Por lindja e Orenit më dha një forcë të jashtëzakonshme. E kisha dëgjuar dhe e kam ndier që ditën e parë. Nuk ekzistonte më Juli. Në ҫdo moment të vështirë të jetës, nuk kam menduar ҫ’do ndodhë me mua, por ҫ’do të ndodhë me djalin. Mendoj se kjo është pjesë e ҫdo nëne – meraku i përhershëm për fëmijën.”, tha Juli Xhokaxhi.

Pas lindjes së Orenin, jeta e Julit ndryshoi shumë dhe pati tq papritura. Shumë shpejt, ajo u divorcua nga burri i saj dhe sot të, dy janë të bindur që ai divorc ishte bekim për ta, ndaj nuk kanë asnjë peng.

“Divorci ishte i pritshëm që kur isha shtatzënë. Nuk e kam përjetuar si dramë. Besoj se kam bërë më të mirën për vete dhe për Orenin… Ishte një lidhje e destinuar për t’u mbyllur. Oreni ka qenë me fat shumë të madh, sepse ka pasur shumë dashuri nga familja dhe prindërit e mi. Ata kanë qenë të veҫantë, sepse i kanë dhënë një lloj dashurie që nuk di ta përshkruaj. Në rast se Oreni është një fëmijë kaq i lirë e i mbarë sot, është falë dashurisë që ata i kanë falur….”, u shpreh gazetarja. 

Pas divorcit meraku më i madh për gazetaren ishte djali i saj, Oreni. Për Julin ishte e vështirë të kujdesej për të dhe të vijonte punën normalisht, ndaj edhe këtë herë erdhën në ndihmë prindërit. Vitet e para të jetës, Oreni i klaoi me gjyshërit dhe falë tyre, ai do të ishte gjithmonë mbreti i shtëpisë.

 “Komunikimi është një cilësi që do ta veҫoja. Më ka ndihmuar shumë komunikimi i saj… Forca është gjëja që adhuroj tek ajo. Pati forcë dhe mori një hap shumë të rëndësishmë për ne. Nga ai vendim patëm shumë gjëra pozitive në jetë, por, siҫ e thashë, edhe mënyra se si ka komunikuar me mua…”, u shpreh Oreni. (J.V/Shuplaka)

https://www.youtube.com/watch?v=EwR2a4lOwqQ

Etiketa: djalihistoriaJuli Xhokaxhi
Pas

Kontratë abuzive me një spital privat për hemodializën, pezullohet drejtori i FDKSH-së

Para

Rita Ora provokon që në mëngjes, tregon më shumë se ç’duhet (FOTO)

Para
Rita Ora provokon që në mëngjes, tregon më shumë se ç’duhet (FOTO)

Rita Ora provokon që në mëngjes, tregon më shumë se ç'duhet (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sërish aksident në Lungomare/ Përplasje mes dy makinave, vetëm dëme materiale

Meme për JD Vance i kushton pushimet/ 21-vjeçari norvegjez dëbohet nga SHBA

Teherani përgatitet për tubim popullor pas thirrjes së liderit suprem për “fitore ndaj Izraelit”

Blinken: Sulmi i Trump ndaj Iranit ishte gabim, por shpresoj të ketë sukses

Akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit, Bajrat dhe Bilali i drejtohen Gjykatës së Lartë

Teherani jep mesazh për qetësim: S’do të ketë sulme nga ne, nëse Izraeli ndalon i pari

Kriza në Lindjen e Mesme/Meloni mbron Trump në Senatin italian: Nuk shkaktoi kaos

Trump publikon mesazhin e Rutte, shefi i NATO-s e përgëzon për vendimin ndaj Iranit

Sulm raketor rus në Dnipropetrovsk, të paktën 9 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

13 të vrarë nga bombardimet në Ukrainë, Zelensky: Europa dhe SHBA të veprojnë më shpejt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.