Një nga problemet e ngritura sot në komisionin e medias ishte dhe procesi i dixhitalizimit dhe efekti që do të ketë ai te mediat lokale. Në takim përveç përfaqësuesve politikë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të mediave. Këta të fundit ngritën shqetësimin se mediat lokale janë duke falimentuar.
“ Mediat lokale po falimentojnë. AMA po i jep proritet vetëm mediave të meëdha, ne po shkojmë drejt falimentimit. AMA na lë para zgjidhjes që neve të paguajmë rreth 70 mije euro në vit për të transmetuar, por është e papërballueshme” thanë ata.
Përfaqësuesit e shoqatës së mediave deklaruan më tej se kreu i AMA nuk ka adresuar shqetësimet e tyre.
“Gentian Sala nuk i ka dhene zgjidhje shqetesimeve tona. Takimet kane qene te pakta dhe jo shtrime te problemeve. AMA nuk ka qene me keq se kete here ne drejtim.Frekuencat i kane zene vetem TV e medha. Kemi mbi 20 vite investime dhe po shkojme drejt falimentimit. Kush na mbron neve? AMA-n e paguajme per te mbrojtur interesat tona por ajo vepron ne nenyre te padrejte.Aktiviteti i AMA eshte selektiv dhe i sherben interesave te saj. Na jepni mundesine qe edhe ne te jetojme. Situata me te cilen ndodhemi eshte falimentuese. Shpresojme ne vullnetin tuaj per te pasur mbeshtetjen tuaj”, kanë vijuar ata. (E.K/SHUPLAKA)