Sardi është përfolur gjatë për një lidhje me balerinën e TV Klan, Jora Hodo por deejay i njohur preferoi mos ta pranonte kurrë publikisht.
Edhe atëherë kur postoi një foto të saj, Sardi e mohoi që e kishte të dashur duke u shprehur se ishte vetëm mikeshë e tij. Dashuria e tyre lindi në “Dance ëith me” dhe vazhdoi për 3 vite.
Mirëpo “Revista Class” ka mësuar se Sardi dhe Jora i kanë dhënë fund lidhjes dhe një prej arsyeve të ndarjes ka qenë fakti se balerina ka firmosur një kontratë profesionale në Amerikën latine.