Pak javë më parë çifti i njohur i showbizit Granit Xhaka dhe Leonita dhanë lajmin e bukur që janë në pritje të fëmijë së para. Ndërkohë në një intervistë për ‘Prive’, futbollisti i famshëm foli për herë të parë për shtatzëninë teksa nuk pranoi të zbulonte gjininë.
“E kam bërë publik lajmin përpara 3-4 javësh që do bëhem prind. Kismet zotit, nusen e kam shtatzënë.” , tha Xhaka teksa i pyetur për gjininë e bebit tha: “Ne e kemi zbuluar gjinine, por është pak private. Do të shohim ende nuk mundem ta tregoj”, ka thënë Graniti duke qeshur.
Ndërkohë vetëm pak më parë ai ka publikuar një foto të shkëputur nga pushimet e tij, ku shihet në pishina duke puthur barkun e rrumbullakosur. “Puthje për (emoji djali)”, ka shkruar Graniti duke i bërë fansat të mendojnë se së shpejti do të bëhen me djalë.